By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kur ta sjellim pakon mbështetëse në Kuvend, do ta quani përsëri blerje të votës”, Murati i përgjigjet akuzave të opozitës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Kur ta sjellim pakon mbështetëse në Kuvend, do ta quani përsëri blerje të votës”, Murati i përgjigjet akuzave të opozitës
Kosovë

“Kur ta sjellim pakon mbështetëse në Kuvend, do ta quani përsëri blerje të votës”, Murati i përgjigjet akuzave të opozitës

admin
Last updated: 03/04/2026 14:11
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill, argument.mk/ – Ministri i Financave, Hekuran Murati në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës i reagoi akuzave të opozitës, raporton Ekonomia Online.

Murati sqaroi se politika e qeverisë ka qenë e qëndrueshme dhe masat janë marrë duke respektuar parimet ekonomike.

“Ne si qeveri nuk kemi ndryshuar as akcizën, as TVSH-në, pra nuk i kemi rritur. Dhe nëse në Shqipëri, për shembull, çmimi ka shkuar mbi 2 euro litri, pra atje është marrë një masë që në momentin që çmimi tejkalon 2 euro e 20 cent, akciza do të ulet për 8 deri në 9 cent për litër. Domethënë, mbi 2 euro e 20 cent nëse shkon çmimi. Dhe sa i përket çështjes që u tha propagandës, po ashtu që bizneset po ikin nga Kosova, pra u tha që po mbyllen fabrika e po shkojnë në vendet e rajonit gjithashtu e pavërtetë. Është krejt tjetër gjë nëse bizneset e suksesshme në Kosovë rriten dhe tani vazhdojnë të rriten edhe në vendet e rajonit, pra rrisin investimet edhe në vendet e rajonit. Përndryshe, çfarë logjike paska nëse po thuhet që po ikin prej çmimit të naftës bizneset e Kosovës e po shkojnë në Shqipëri, ku çmimi i naftës është nja 50 cent më i shtrenjtë për litër? Cila është logjika këtu? Domethënë, nuk ka logjikë këtu, prandaj është e pasaktë“, tha ai.

Murati gjithashtu shpjegoi qasjen e qeverisë për masat mbështetëse dhe parimet që udhëheqin vendimet.

“Sa i përket çështjeve të tjera, pra, përveç… sepse po duhet të kemi kujdes edhe si qeveri, se nëse po i mbështesim qytetarët, po quhet blerje vote dhe populizëm. Nëse nuk i mbështesim, po thuhet qeveria s’po bën asgjë. Tash po na kërkoni që t’i mbështesim, por jam i sigurt që kur ta sjellim pakon mbështetëse këtu në Kuvend, do ta quani përsëri blerje të votës, apo jo? Pra, pres që së paku ta mbani konsistencën brenda këtij muaji, që kur ta sjellim pakon mbështetëse, ta votoni edhe ta mbështetni edhe ju. Sa i përket argumenteve të tjera që u paraqitën… u përmend disa herë argumenti që nuk qëndron se qeveria, nëse ul taksat tash, nuk humb, për shkakun që ka rritje të çmimit dhe si kësaj mbledh më shumë TVSH. Këtë mund ta thonë në suaza apo vetëm nga ata ekonomistë të cilët nuk kanë një njohuri të thellë sa i përket edhe koncepteve tjera bazike ekonomike, siç është elasticiteti i çmimit. Pra, është koncept bazik për ekonomi, i cili po harrohet nga shumë prej ekonomistëve të opozitës“, thotë ai.

Nëse i shohim shifrat, sepse u tha që të hyrat janë parashikuar me çmimet e vitit të kaluar, ndërkaq tash meqenëse është rritur çmimi ka më shumë të hyra, prandaj ulja e akcizës apo e TVSH-së nuk do të ndikonte negativisht në uljen e të hyrave. Të dhënat zyrtare, pra nga Dogana, tregojnë që për vitin aktual rritja e të hyrave është vetëm 5.6%, ndërkaq e buxhetuar tek tatimet indirekte, pra ku bëjnë pjesë akciza dhe TVSH-ja, është 11.3%. Pra, 11.3% është rritja e buxhetuar, ndërkaq të hyrat janë rritur vetëm 5.6%, që nënkupton rritje nën trendin e buxhetuar. Pra, tashmë jemi në mungesë buxhetore sa i përket akcizës dhe TVSH-së nga nafta.

Po po të njëjtën, për ta dëshmuar pra konceptin bazë të elasticitetit, pra të çmimeve dhe raportit me kërkesën që çmimet kanë kur ato rriten, e kam këtu edhe raportin sa i përket 15 ditëve të fundit, pra të muajit mars. Përderisa e vërtetë që te TVSH-ja mund të jenë mbledhur 7 deri 8 cent më tepër për litër, sasia e tkurrur e blerjes së naftës si rezultat i rritjes enorme të çmimit në bursa, ka ndikuar që të bjerë pra në nivel të sasisë. Prandaj, nëse e krahasojmë periudhën 15 mars deri më 31 mars të këtij viti me vitin e kaluar, e shohim që ka 1 milion euro më pak taksa të mbledhura në periudhën e njëjtë, për shkak se sasia është 6 milionë litra më pak. Pra, 6 milionë litra më pak.

Prandaj, kuptojeni konceptin bazë të ekonomisë sa i përket elasticitetit të çmimeve dhe raportit me kërkesën që çmimet kanë kur ato rriten. Prandaj, të thuhet që qeveria po mbledh më shumë të hyra sepse është rritur çmimi, është e pavërtetë edhe faktikisht, pra përveçse konceptualisht në mungesë të njohurive bazë“, tha ai.

You Might Also Like

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes

Java Olimpike 2026 nis me aktivitete për fëmijë, Rama: Hapja e Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë

MINT hap thirrjet për bizneset, 40 kompani përfituese me 1 milion euro

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 për shkak të ngërçit politik, jo dështimeve të qeverisë
Next Article Bajrami i reagon Kusari-Lilës: Duhet të kërkosh falje që në Kuvend ke aprovuar ligj antikushtetues
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?