By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 për shkak të ngërçit politik, jo dështimeve të qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 për shkak të ngërçit politik, jo dështimeve të qeverisë
Kosovë

Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 për shkak të ngërçit politik, jo dështimeve të qeverisë

admin
Last updated: 03/04/2026 13:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill, argument.mk/ – Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar Bedri Hamzës, pasi ky i fundit ia përmendi raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Murati gjithashtu pati akuza ndaj Hamzës për udhëheqjen e ministrisë gjatë vitit 2018, raporton Ekonomia Online.

Murati në foltoren e Kuvendit tha se rritja ekonomike ka qenë për shkak të ngërzit politik në vendin 2025.

“Sa i përket raportit të FMN-së. I nderuar zotëri Hamza, po, është e vërtetë që vitin e kaluar rritja ekonomike është përllogaritur të jetë 3.6%.

Por kjo, edhe sipas raportit të konfirmuar, është për shkak të mosfunksionimit të plotë të institucioneve. Siç e dini, pra vitin e kaluar, gjatë gjithë vitit, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka qenë në funksion efektiv dhe ka pamundësuar shumë prej reformave, e madje edhe miratimin e shumë prej marrëveshjeve ndërkombëtare që do t’i jepnin impuls shtesë ekonomisë së vendit. Sa për krahasim, në vitin 2018 kur ju keni qenë ministër i Financave pa asnjë krizë, me parlament funksional, me qeveri funksionale rritja ekonomike ka qenë veç 3.4%. Pra, më e ulët sesa ne që e kemi pasur kur ka pasur kuvend jofunksional. Sa i përket pagave, u tha që nuk janë rritur. E pavërtetë gjithashtu. Pra, në sektorin publik pagat janë rritur 45%, duke mos llogaritur këtu edhe pagën e 13-të që sapo është dhënë. Ndërkaq paga minimale, nga niveli 170 euro që e kemi gjetur, aktualisht është 264 euro dhe në korrik të këtij viti bëhet 500 euro. Pra, trefishim gati i pagës minimale në sektorin privat“, tha Murati.

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abdixhikun, do të takohemi javën e ardhshme
Next Article “Kur ta sjellim pakon mbështetëse në Kuvend, do ta quani përsëri blerje të votës”, Murati i përgjigjet akuzave të opozitës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?