By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti priti në takim kryetarin e Komunës së Zveçanit, biseduan për qeverisjen lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti priti në takim kryetarin e Komunës së Zveçanit, biseduan për qeverisjen lokale
Maqedoni

Kurti priti në takim kryetarin e Komunës së Zveçanit, biseduan për qeverisjen lokale

admin
Last updated: 17/09/2024 16:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nën vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave veriore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Pecin dhe drejtorët komunalë për të biseduar rreth qeverisjes komunale dhe shërbimet e reja.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë këtij takimi po ashtu është biseduar edhe për ofrimin e shërbimeve nga Agjencitë qendrore.

“Temë qendrore në këtë takim, ishte qeverisja komunale, shërbimet e reja, përfshirë ato që ofrohen nga agjencitë qendrore, sikurse Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe Agjencia e Regjistrimit Civil, të cilat tashmë janë funksionalizuar në Komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, kryetari Peci, e njoftoi Kurtin me projektet e përfunduara, 12 sosh, gjatë mandatit tij dhe për projektet që janë në proces të zbatimit.

“U veçua praktika e takimeve të rregullta javore ndërmjet drejtuesve komunalë dhe qytetarëve të të gjitha komuniteteve, gjë që dëshmon nivelin e mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, masat mbështetëse të komunës për banorë në fushën e bujqësisë, nga të cilat shumica e përfituesve vijnë nga radhët e komunitetit serb, masat e punësimit të mbështetura nga Qeveria, e prej të cilave deri më tani 80 qytetarë janë punësuar, si dhe bashkëpunimin e afërt të komunës me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë takimit, u diskutua edhe rreth sfidave të trashëguara në komunë, për nevojën për investime publike në zgjerimin, funksionalizimin dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, sidomos në fshatrat më të thella të komunës, në infrastrukturë dhe në ndriçim publik, që do të rriste sigurinë publike.

Me këtë rast, u theksua rëndësia e përgatitjeve dhe miratimi i buxhetit komunal sipas afateve të Qarkores Buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve, në mënyrë që buxheti për projektet aktuale dhe ato të reja të reflektojnë në Ligjin për Ndarje Buxhetore për vitin 2025.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor, shkeli rëndë detyrat e punës
Next Article Friedrich Merz, politikani që do ta sfidojë Olaf Scholzin për kancelar të Gjermanisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?