By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvend Kombëtar për shqipen, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë gjuhësore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kuvend Kombëtar për shqipen, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë gjuhësore
Shqipëri

Kuvend Kombëtar për shqipen, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë gjuhësore

admin
Last updated: 21/11/2024 12:01
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe hapi siparin sot me një ceremoni të veçantë në Pallatin e Brigadave në Tiranë, duke shënuar fillimin e një forumi dyditor, ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë e gjuhës shqipe në epokën moderne.

Ky Kuvend, i pari për gjuhën ka bashkuar përfaqësues të institucioneve arsimore figura të shquara nga arsimi, gjuhësia, letërsia, kërkimi shkencor dhe komunikimi publik, si dhe të rinj, nxënës dhe gjimnazistë.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama për të dhënë mesazhin e tij ne Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u ndal te rëndësia e gjuhës shqipe si shtylla kryesore e identitetit kombëtar dhe e historisë sonë.

“Për ne, shqiptarët, gjuha përfaqëson shpirtin e kombit dhe rrugëtimin historik të qytetërimit tonë. Gjithçka që kemi jetuar si popull, sot mund ta shohim të dëshmuar përmes gjuhës. Ky Kuvend na bën bashkë për të mbrojtur, për të forcuar dhe për t’u krenuar me trashëgiminë tonë gjuhësore. Shpallja e datës 22 nëntor, Dita e Kongresit të Manastirit, e Alfabetit tonë, si festë kombëtare, si dhe viti 2024, Vit i Gjuhës Shqipe, pasqyron qartazi rëndësinë që i kemi dhënë çështjes së ruajtjes, promovimit dhe zhvillimit të gjuhës sonë kombëtare. Zhvillimet e vrullshme teknologjike, lëvizjet masive të popujve, përballja me kultura të tjera kërkojnë një përgatitje të mirë dhe të thelluar sidomos në gjuhë”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe Ministria e Arsimit është angazhuar për modernizimin e sistemit arsimor, duke nisur me përditësimin e Kornizës Kurrikulare.

“Gjatë Vitit të Gjuhës Shqipe nisëm procesin e Modernizimit të Kornizës Kurrikulare dhe që pasohet nga ndryshimet e kurrikulave bërthamë, përditësimin e programeve lëndore, një dokument që drejton vëmendjen drejt sfidave të mësimdhënies, përafron strukturën e programeve me kompetencat e reja që nxënësit duhet të përvetësojnë. Kemi nisur punën për kurrikulat e reja bërthame, programet e reja lëndore, duke filluar nga Gjuha Shqipe dhe Letërsia, për të hartuar e punuar tekste të përditësuara, për të siguruar mjete digjitale dhe burime multimediale për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës sonë”, tha Manastirliu.

Një nga prioritetet e qeverisë shqiptare është dhe mbështetja për diasporën.

Në fjalën e saj, ministrja nënvizoi se në vitin e shpallur si Vit i Gjuhës Shqipe, mbështetja për gjuhën shqipe në diasporë merr një rëndësi të veçantë me financimin e Programit “Mësues për Greqinë,” i cili siguron mbështetje për mësuesit që japin mësim në diasporë.

“Për herë të parë qeveria shqiptare do të financojë, Programin e parë “Mësues për Greqinë” për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, duke shpërblyer financiarisht me dhjetëra mësues që mësojnë shqip shqiptarëve në diasporë. Kjo nismë e kthyer tashmë në një vendim të qeverisë, do të përbëjë dhe bazën për mundësinë e shtrirjes edhe në vende të tjera ku mësimi i shqipes vijon në mënyrë vullnetare, me një përkushtim për t’u admiruar nga shoqatat atdhetare në mërgatë”, deklaroi Manastirliu.

Në fund Manastirliu vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit mes profesorëve, akademikëve dhe mësuesve për të ruajtur dhe pasuruar fjalën shqipe.

“Profesorët dhe akademikët s’e kanë të lehtë të mbërrijnë kudo, por duhet të ruajnë rrjetet e komunikimit me ish-studentët e tyre, tashmë mësues, për ta vjelë fjalën shqipe. Ndaj është e domosdoshme të projektohet puna për një Atlas të ri dialektor të shqipes e për këtë do të keni mbështetjen tonë”, shtoi ajo.

Gjatë hapjes së Kuvendit, u dhanë mesazhe dhe nga akademikë dhe përfaqësues të institucioneve të Arsimit të lartë.

Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, do të zhvillohet në dy ditëe më 21 dhe 22 nëntor. Ky aktivitet gjithëpërfshirës është konceptuar si një hapësirë diskutimi për sfidat dhe mundësitë e gjuhës shqipe në epokën moderne, duke bashkuar figura të shquara nga qeveria, arsimi, gjuhësia, letërsia, kërkimi shkencor dhe komunikimi publik, si dhe të rinj, nxënës dhe gjimnazistë.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Dita e Kongresit të Manastirit, pjesë e zinxhirit të besëlidhjeve të shqiptarëve
Next Article Bastisje në Shkup, gjendet drogë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?