By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Dita e Kongresit të Manastirit, pjesë e zinxhirit të besëlidhjeve të shqiptarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Dita e Kongresit të Manastirit, pjesë e zinxhirit të besëlidhjeve të shqiptarëve
Shqipëri

Rama: Dita e Kongresit të Manastirit, pjesë e zinxhirit të besëlidhjeve të shqiptarëve

admin
Last updated: 21/11/2024 12:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Dita e Alfabetit është festë e përmotshme e të gjithë shqiptarisë, e cila kremtohet edhe në Shqipëri.

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI” Rama u shpreh se, “ky Kuvend vjen edhe si një produkt i Samitit të tretë të Diasporës që u mbajt në Tiranë në nëntorin e vitit të shkuar, ku shqipja ishte një nga temat, se s’ka si të jetë ndryshe, kryesore dhe nga ku ne dolëm së bashku me të gjithë atë komunitet me disa përfundime dhe morëm disa angazhime.

Rama gjithashtu lidhi këtë Kuvend me kujtimin e  politikanit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Arben Xhaferrit.

“Për më tepër shtoi Rama, ma ha mendja se është ky vendi për të lidhur këtë Kuvend me kujtimin e Arben Xhaferrit, i cili sot nuk jeton më, por ishte shqiptari që pati idenë që të kërkojë që Dita e Alfabetit 22 nëntori të jetë festë kombëtare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe që prej nga ky vit është edhe festë e përmotshme e të gjithë shqiptarisë, e cila kremtohet edhe në Shqipëri”, tha Rama.

Rama shtoi se Dita e Kongresit të Manastirit është pjesë e zinxhirit të Besëlidhjeve të shqiptarëve

“Në zinxhirin e historisë sonë ka pasur disa Besëlidhje, pa diskutim i madh dhe i vogël me njëherë Besëlidhje e lidhin me Kuvendin e Lezhës, pastaj, kush është pak më shumë i interesuar për historinë e lidh me Lidhjen e Prizrenit, por unë besoj se padyshim pjesë e zinxhirit të Besëlidhjeve të shqiptarëve është edhe Dita e Kongresit të Manastirit. Dita e një Kongresi ku një grup shqiptarësh patën vizionin, patën guximin dhe patën vullnetin t’u japin shqiptarëve atëherë dhe përgjithmonë Alfabetin e tyre, në kushte në të cilat kjo nuk ishte aspak diçka e lehtë apo e diçka që do të ndodhte medoemos”, tha Rama.

“Kongresi ku At Gjergj Fishta, më katoliku i katolikëve, tha “Uluni ju burra, uluni këtu në shesh të zgjedhim një komision që të caktojë se ç’ka duhet të bajmë sot për të mirën e popullit shqiptar nesër”. Aty ku ku ortodoksi i ortodoksëve, Petro Nini Luarasi tha në kontekstin e alfabetit helen, “Ju lutem vëllezërve tanë, bashkombasve tanë myslimanë dhe katolikë, të mos vuajnë keq kur të shohin një pjesë e trupit shqiptar po vuan dhe po humbet dhe për qejf të klerit”. Ku Mit’hat Frashëri, arkitekti i Kongresit paraqiti vizionin e më myslimanit të myslimanëve, Hoxhës Hasan Tahsin për një alfabet të gjuhës shqipe, jo një alfabet arab, as një alfabet helen dhe aq më pak cirilik dhe të gjitha këto ishin opsione kërcënuese që peshonin mbi supet e pjesëmarrësve në atë Kongres”, tha Rama.

“Historia ka folur dhe historia ka treguar sesa e guximshme ishte vendimmarrja e atij Kongresi, për një alfabet të veçantë në gjendje për të shprehur bashkë me fjalët e veçanta dhe shpirtin dhe botëkuptimin unik të shqiptarit”, tha Rama.

“Ishte pikërisht ai moment që e frymëzoi edhe Ndre Mjedën të shkruajë poezinë që na e mësonin atëherë përmendësh në shkolla, nuk e di sot, por që mu desh ta rikërkoj për ta sjellë këtu:

“Përmbi za që lshon bylbyli,

gjuha shqype m’shungullon;

përmbi er’ që jep zymbyli,

pa da zemren ma ngushllon.

Geg’ e tosk’, malsi, jallia

jan’ nji komb, m’u da, s’duron;

fund e maj’ nji a Shqypnia

e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon”, tha Rama.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Apeli kthen dosjen, rigjykim në GJKKO për Moisi Habilajn dhe tre të pandehur të tjerë
Next Article Kuvend Kombëtar për shqipen, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë gjuhësore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?