By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në maj për lehtësimin e trafikut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në maj për lehtësimin e trafikut
Shqipëri

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në maj për lehtësimin e trafikut

admin
Last updated: 09/04/2026 17:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 prill Zhurnal.mk – Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi sot ecurinë e punimeve në kantierin e zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës, ku punimet kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Gjatë inspektimit, Karakaçi theksoi rëndësinë e këtij aksi, i cili konsiderohet më i ngarkuari në vend, pasi përballon fluksin e mjeteve nga veriu, lidhjen me Aeroportin e Rinasit dhe me Portin e Durrësit.

Ministri u shpreh se punimet në 6 kilometrat e para kanë qenë sfiduese, për shkak të përpjekjeve për të mos penguar qarkullimin e mjeteve, duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin.

“Punimet kanë ecur me ritme të larta, por dimri i lagësht ka ndikuar në vonesën e asfaltimit. Megjithatë, jemi brenda afateve të kontratës dhe synojmë përfundimin e tyre në muajin korrik”, deklaroi Karakaçi.

Ai bëri të ditur se aktualisht punimet janë përqendruar në lotin e parë, ku po vijon procesi i asfaltimit. Sipas tij, në këtë aks qarkullojnë rreth 90 mijë mjete në ditë gjatë javës, ndërsa ndërhyrjet synojnë përmirësimin e standardeve dhe cilësisë së rrugës.

Ministri nënvizoi se po aplikohen teknologji të reja në asfaltim dhe se autostrada do të ketë 3+1 korsi, sipas standardeve më të mira. Ai shtoi se brenda javës së parë të muajit maj pritet hapja e segmentit për qarkullim, çka do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në prag të sezonit turistik, ndërsa në vijim do të realizohet edhe arredimi urban.

Karakaçi informoi gjithashtu se punimet po vijojnë me ritme të shpejta edhe në akset Kashar–Lekaj dhe në bajpasin e Tiranës, ku deri tani është realizuar rreth 20% e punimeve.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën
Next Article Lamallari: Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit në çdo nivel
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?