By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lapaj deklaron dorëheqjen nga mandati i deputetit: Ftoj Shabanin të bëjë të njëjtën gjë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lapaj deklaron dorëheqjen nga mandati i deputetit: Ftoj Shabanin të bëjë të njëjtën gjë
Shqipëri

Lapaj deklaron dorëheqjen nga mandati i deputetit: Ftoj Shabanin të bëjë të njëjtën gjë

admin
Last updated: 22/07/2025 13:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

reu i “Shqipëria Bëhet”, në një konferencë për gazetarët pas përplasjeve me aleatin e tij Endri Shabani për mandatin e deputetit në Tiranë deklaroi se dorëhiqet nga mandati i deputetit që fitoi nga lista e hapur në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa ftoi edhe aleatin e tij në koalicion, Endri Shabani të “Nismës Thurje”, që të bëjë të njëjtën gjë.

Lapaj tha se po mban fjalën e dhënë para zgjedhjeve dhe mandati do i kalojë të parës së listës së koalicionit, kandidates Greta Ambeli.

Gjithashtu, Lapaj akuzoi Shabanin se po mbante peng mandatin e fituar nga koalicioni më 11 maj, teksa bëri përgjegjës Endri Shabanin për krizën politike që po kalon “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe grindjen për mandatin e fituar të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Ne do kundërshtojmë ligjërisht nëse KQZ nuk i ka pranuar dorëheqjet e dorëzuara. Kështu përfundoi kjo punë, sjellje jokorrekte ndaj qytetarëve. Ne shpresojmë se ato dorëheqje do pranohen. E shpjegova, zoti Shabani duhet të vijë këtu dhe të ndërmarrë angazhimin e vendosur së bashku, listat e hapura. Ashtu sikurse zoti Kordhoni edhe të tjerët kanë dhënë dorëheqjen. Ne do ta kundërshtojmë, do i shkojmë deri në fund kësaj gjëje, ka firma të hedhura. Unë jam i gatshëm të jap dorëheqjen nga ai mandat dhe që ai mandat t’i kalojë zonjës Greta Ambeli”, tha Lapaj.

Lapaj aludoi se “ideja është që të mos shkojë Lapaj në parlament, ndaj duan zotin Kordhoni, që të shkojë mandati te Rama”.

Adriatik Lapaj u shpreh se është zhgënjyer nga aleati i tij, Endri Shabani pas përplasjes për mandatin, ndërsa shtoi se qëllimi është që t’i jepet Shqipërisë një model gare.

“Unë u hodha në detin e kësaj gare dhe dhamë mirëbesim e konsensus për këtë gjë. Ndodh që rrugës mund që dikush të çmendet, të tradhtojë, shitet. Por sa kohë del nga angazhimi publik që ne shkuam për të kërkuar votën, çfarë të bëj unë, ta dhuroj mandatin për një parti tjetër, t’ia lë dajës së Shabanit dhe të shkojë nesër të bëjë Rama 84 vota”, vijoi ai.

“Ai mandat tashmë s’ka ndonjë vlerë domethënëse për këtë mënyrë si shkoi, ne duam të sjellim një model të ri, dhe ajo që po kuptoj është se rruga paska qenë shumë më e vështirë, duket se sistemi e ka të padiskutueshme që të ndalojë këtë lëvizje të njerëzve të lirë. Kjo është lëvizja më e lirë që është sulmuar këto 20 vitet e fundi”, u shpreh Lapaj.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article George W. Bush ‘kishte frikë se Saddam Hussein do të përpiqej të bënte versionin e tij të sulmeve të 11 shtatorit’, zbulojnë të dhënat e deklasifikuara
Next Article Hasani: Irlanda, përkrahje konkrete në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?