By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lauren Sanchez tregon pse i fejuari Jeff Bezos e inkurajoi që ajo të udhëtojë në hapësirë edhe pse është e ‘frikësuar’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Lauren Sanchez tregon pse i fejuari Jeff Bezos e inkurajoi që ajo të udhëtojë në hapësirë edhe pse është e ‘frikësuar’
Showbizz

Lauren Sanchez tregon pse i fejuari Jeff Bezos e inkurajoi që ajo të udhëtojë në hapësirë edhe pse është e ‘frikësuar’

admin
Last updated: 03/04/2025 08:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lauren Sanchez ka ndarë arsyen pse do të udhëtojë në hapësirë vetëm dy muaj para dasmës së saj të shumëpritur me miliarderin Jeff Bezos në Itali.

Në një intervistë për revistën ELLE, ish-prezantuesja televizive tha se ajo dhe Bezos jetojnë sipas një parimi të veçantë.

“Ne kemi një shprehje në shtëpinë tonë: ‘Jeta nis në anën tjetër të frikës’,” tha Sanchez, duke theksuar rëndësinë e kapërcimit të sfidave dhe frikës.

Teksa fliste me gazetaren e njohur Gayle King, e cila do ta shoqërojë në këtë mision, ajo pranoi emocionet e saj:

“Besomëni, edhe unë jam pak e frikësuar”.

Lauren Sanchez do të jetë pjesë e ekuipazhit i përbërë vetëm nga gratë, të fluturimit Blue Origin NS-31, që do të shkojë në hapësirë më 14 prill. Përveç saj dhe Gayle King, në këtë mision do të marrin pjesë edhe këngëtarja Katy Perry, shkencëtarja e NASA-s Aisha Bowe, aktivistja e të drejtave civile Amanda Nguyen dhe producentja e filmit Kerianne Flynn.

Ky do të jetë ekuipazhi i parë i përbërë vetëm nga gra që nga fluturimi i astronautes ruse Valentina Tereshkova në vitin 1963.

“Secila prej këtyre grave është një rrëfyese e jashtëzakonshme,” u shpreh Sánchez, 55 vjeç. “Ato do të shkojnë në hapësirë dhe do të ndajnë përvojën e tyre me botën në mënyra të ndryshme”.

Gjithashtu, ky do të jetë një nga ekuipazhet më të larmishme të grave që kanë udhëtuar ndonjëherë së bashku në hapësirë.

Fluturimi do të zgjasë gjithsej 11 minuta, ndërsa raketa, e cila funksionon pa pilot, do t’u mundësojë pjesëmarrëseve të shijojnë udhëtimin si pasagjere. Pasi të arrijnë në hapësirë, ato do të kenë mundësinë të përjetojnë peshën zero dhe të lundrojnë për rreth katër minuta përpara se të rikthehen në Tokë.

Ky udhëtim vjen në një moment të veçantë për Lauren Sánchez, e cila është në kulmin e përgatitjeve për dasmën me Jeff Bezos, 61 vjeç. Çifti do të martohet këtë verë në Venecia, Itali, në një ceremoni madhështore.

You Might Also Like

Dafina Zeqiri zbulon datën e lansimit të këngës së re

Mungon Gjesti, dështon seanca në rastin ku akuzohet për tri vepra penale

Pas Botërorit, Mbappe shijon pushimet në Miami me Ester Exposito

Bujaka dhe Mimoza Ahmeti publikojnë projektin e ri muzikor “Lule Mimoza

Cila nga ish-gratë e uroi për djalin, Blero e zbulon emrin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Apple mund të prezantojë iPad Pro dhe MacBook Pro me procesor M5
Next Article Vizita e Sekretarit të Jashtëm Britanik, David Lammy në Kosovë – fotografi nga takimet me Osmanin, Kurtin, ministrat e KFOR-in

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?