By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vizita e Sekretarit të Jashtëm Britanik, David Lammy në Kosovë – fotografi nga takimet me Osmanin, Kurtin, ministrat e KFOR-in
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vizita e Sekretarit të Jashtëm Britanik, David Lammy në Kosovë – fotografi nga takimet me Osmanin, Kurtin, ministrat e KFOR-in
Maqedoni

Vizita e Sekretarit të Jashtëm Britanik, David Lammy në Kosovë – fotografi nga takimet me Osmanin, Kurtin, ministrat e KFOR-in

admin
Last updated: 03/04/2025 08:43
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Sekretari i Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy të martën dhe mërkurën ka qëndruar për vizitë në vendin tonë, gjersa është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti.

Lammy ka takuar po ashtu liderët e PDK, LDK-së e AAK-së, ndërsa ka vizituar edhe KFOR-in.

Pas takimit me të parën e shtetit, Vjosa Osmani, sekretari britanik në konferencën për media ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, Procesin e Berlinit, sigurinë në rajon dhe raportet e shkëlqyera ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

Ai tha se shteti i tij këtë vit do ta udhëheq Procesin e Berlinit dhe sipas tij ky Proces është tejet i rëndësishëm për të rritur lidhjet brenda rajonit dhe pjesës tjetër të Evropës dhe siç u shpreh ai do të bëjnë çdo gjë për të mbështetur progresin, raporton Telegrafi.

“Shpresoj që këtu në Kosovë do të vazhdojë së shpejti formimi i qeverisë së re pasi është esenciale në këto momente sfiduese…Është rajon që ka pasur rëndësi për britanikët dhe ka rëndësi edhe sot.. Sot kthehem me zonjën Pearce si e Dërguar speciale për rajonin e Ballkanit dhe me përvojën e saj të madhe për rajonin.

Vij i gëzuar që Mbretëria e Bashkuar po udhëheq Procesin e Berlinit këtë vit në një kohë të vështirë”, tha ai.

Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar dëshiron t’i shikojë disa gjëra, ndër të cilat është normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, raporton Telegrafi.

“Nuk jam kthyer vetëm si mik, por plotësisht i bindur se Mbretëria e Bashkuara vazhdon të luaj një rol esencial si mik dhe partner kyç i këtij kombi të madh…. Janë disa gjëra që duam t’i shohim… Duam normalizim të qëndrueshëm dhe paqësor për ju këtu në Kosovë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Tutje, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar tha se shteti i tij është kontribuues i madh në KFOR.

“Është qenësore për sigurinë tuaj dhe shpresoj që qeveria e ardhshme do të adresojë nevojat e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë progresin në integrimin e serbëve të Kosovës dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun udhëhequr nga Bashkimi Evropian…”, tha ndër të tjera Lammy.

Sekretari i Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy po ashtu ka folur për lidhjet e veçanta mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, ndërsa tha se ndihet shumë mirë që po viziton Kosovën sërish, pas dy viteve.

“Ndjenjë shumë e mirë të kthehem në Kosovë, pas vitesh. Lidhjet e fuqishme mes popujve të dy vendeve tona me një popullsi të shkëlqyeshme të Kosovës në Mbretëri të Bashkuar dhe lidhjes së thellë të partisë sime dhe çlirimit të këtij vendi është diçka shumë e vlefshme për mua dhe kolegët e mi në administratën e re…”, tha ai.

Më poshtë mund të shikoni fotografitë nga vizita e tij në Kosovë, të publikuara nga Zyra për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe fotografitë nga takimet me liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të publikuara nga këto parti.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lauren Sanchez tregon pse i fejuari Jeff Bezos e inkurajoi që ajo të udhëtojë në hapësirë edhe pse është e ‘frikësuar’
Next Article Arsenali me gjysmë ekipi kundër Real Madridit, shtatë lojtarë mungojnë shkaku i lëndimeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?