By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Leonora Jakupi publikon fotosesionin me veshje kombëtare të realizuar për Epopenë e UÇK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Leonora Jakupi publikon fotosesionin me veshje kombëtare të realizuar për Epopenë e UÇK-së
Showbizz

Leonora Jakupi publikon fotosesionin me veshje kombëtare të realizuar për Epopenë e UÇK-së

admin
Last updated: 08/03/2024 12:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi, ka shënuar periudhën përkujtimore të “Epopesë së UÇK-së” me një fotosesion simbolik. Në shenjë respekti dhe nderimi ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, ajo ka zgjedhur të fotografohet me veshje kombëtare shqiptare.

Sesioni fotografik u realizua në ambientet e studios së fotografit të njohur Norik Uka, i cili me lente ka kapur esencën e krenarisë kombëtare që simbolizon kënga dhe figura e Leonorës.

“Epopeja e UÇK-së” përkujton sakrificën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët ranë në luftën për lirinë e Kosovës.

Leonora Jakupi (Foto: Norik Uka)

Kjo periudhë tre ditore është reflektim dhe nderim i të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve që sakrifikuan jetën për të realizuar ëndrrën shekullore të lirisë.

Leonora ka shprehur ndjenjat e saj në një postim në Instagram: “‘Epopeja e UÇK-së’ është periudha më e ndritshme në të cilën, për tre ditë, përkujtojmë sakrificën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për lirinë e Kosovës”.

Leonora Jakupi (Foto: Norik Uka)

“Gjatë kësaj kohe, nderojmë me respekt të thellë të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët që dhanë jetën për të bërë realitet ëndrrën shekullore të lirisë që na është trashëguar brez pas brezi”, ka shkruar ajo.

Leonora Jakupi (Foto: Norik Uka)

Fotografitë e saj shprehin një ndjenjë të thellë atdhetarie dhe përkujtimi, dhe janë pritur me entuziazëm nga ndjekësit dhe fansat e saj.

Me këtë veprim, Leonora Jakupi kontribuon në ruajtjen e kujtesës kombëtare dhe në theksimin e rëndësisë së të mbajtur gjallë vlerat e sakrificës për liri dhe pavarësi.

View this post on Instagram

A post shared by Norik Uka (@norikuka)

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alarm për bombë në Athinë
Next Article U shpërblyen pjesëmarrëset më të mira në „Sfidën për nxënëset e shkollave të mesme”, projekt i EVN Maqedoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?