By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U shpërblyen pjesëmarrëset më të mira në „Sfidën për nxënëset e shkollave të mesme”, projekt i EVN Maqedoni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U shpërblyen pjesëmarrëset më të mira në „Sfidën për nxënëset e shkollave të mesme”, projekt i EVN Maqedoni
Maqedoni

U shpërblyen pjesëmarrëset më të mira në „Sfidën për nxënëset e shkollave të mesme”, projekt i EVN Maqedoni

admin
Last updated: 08/03/2024 12:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 mars – EVN Maqedoni e përmbylli sfidën për nxënëset e shkollave të mesme “Kyçje për aftësi” duke ndarë çmime për pjesëmarrëset më të mira simbolikisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kjo sfidë përfshiu nxënëse të vitit të tretë dhe të katërt nga të gjitha shkollat e mesme, të cilat dëshirojnë të mësojnë më shumë, të zhvillojnë aftësitë e tyre në sektorin teknik dhe të demonstrojnë kualitetet e tyre përmes projekteve të ndryshme.

Fitueset e çmimit të parë si nga sfida ekipore ashtu edhe nga sfidat individuale morën çmime në të holla prej 100.000 denarë, fitueset e çmimit të dytë morën laptopë të rinj, ndërsa fitueset e çmimit të tretë morën tablet-kompjuterë. Gjatë eventit, nxënseve të shkollave të mesme iu drejtuan kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier dhe menaxheri i EVN Maqedoni Elektrana, z. Sasho Stojkoski.

Nga 80 aplikacione, më shumë se 50 nxënëse morën pjesë në projekt dhe realizuan tetë javë trajnim me pagesë për zhvillimin e aftësive digjitale dhe u ftuan të merrnin pjesë në trajnimin mbi aftësitë e komunikimit dhe të bashkëpunimit. Ato gjithashtu morën pjesë në punishte për krijimin efikas të përmbajtjes së faqes në internet dhe patën mundësinë të takojnë menaxhere femra si dhe punonjëse të kompanisë. Gjithashtu, nxënëset fituan njohuri shtesë për energjinëe , veçanërisht për burimet e rinovueshme.

Për sfidën ekipore u formuan 8 ekipe me nga 3 nxënëse, të cilat paraqitën projekt-uebfaqe me temën e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe u vlerësuan nga bord i pavarur vlerësues, i përbërë nga ekspertë të jashtëm. Paralelisht me punën ekipore, 28 nxënëse morën pjesë në sfidën individuale në formë të kuizit, me temën e burimeve të rinovueshme të energjisë përmes një aplikacioni mikromësimi.

Për gati një dekadë të tërë EVN Maqedoni intensivisht investon në promovimin e barazisë gjinore në kompani dhe jashtë saj. Qëllimi ynë është të frymëzojmë nxënëset që të vazhdojnë shkollimin në shkencat teknike, t’i përgatisim ato edhe para hyrjes në tregun e punës, si dhe të inkurajojmë përfshirjen sa më të madhe të grave në sektorin e energjisë dhe në të gjitha nivelet hierarkike në kompaninë tonë.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Leonora Jakupi publikon fotosesionin me veshje kombëtare të realizuar për Epopenë e UÇK-së
Next Article ​Bandat rrëmbejnë më shumë se 280 nxënës në Nigeri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?