By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lidhja Shqiptare mbajti Kuvendin e parë në Strugë , zgjidhet Kryesia e re e partisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lidhja Shqiptare mbajti Kuvendin e parë në Strugë , zgjidhet Kryesia e re e partisë
MaqedoniTOP LAJM

Lidhja Shqiptare mbajti Kuvendin e parë në Strugë , zgjidhet Kryesia e re e partisë

admin
Last updated: 12/07/2026 09:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 12 korrik, Zhurnal.mk – Lidhja Shqiptare ka zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Strugë mbledhjen e parë konstituive të Kuvendit të partisë, ku u morën disa vendime të rëndësishme organizative, përfshirë zgjedhjen e Kryesisë së re dhe drejtimet për ristrukturimin e degëve në të gjithë vendin.

Me shumicë absolute votash, Kuvendi zgjodhi Kryesinë e re të partisë, ndërsa vendosi që disa vende të mbeten vakante dhe të plotësohen pas konsolidimit të strukturave lokale dhe përfshirjes së anëtarëve të rinj.

Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Shqiptare janë: Elmi Aziri, Driton Nebiu, Izeir Memedi, Naim Bajrami, Ismail Ibishi, Zulfi Adili, Ilire Dauti, Vjollcë Berisha, Adnan Neziri, Berat Jakupi, Artina Qazimi, Arben Zeqiri, Remzi Mehmedi, Tiron Jajaga, Ilirjan Fetahu, Premtime Zylali, Arsim Dalipi, Halit Ferati, Bujar Bajrami dhe Bekim Tateshi.

Po ashtu, me mbështetje unanime të kuvendarëve, deputeti Elmi Aziri u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Lidhjes Shqiptare.

Në mbledhje u miratua edhe vendimi për ristrukturimin e degëve të partisë, organizimin e kuvendeve lokale, si dhe zgjedhjen e kryesive dhe kryetarëve të degëve.

Gjatë diskutimeve për situatën aktuale politike në vend, kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, paraqiti qëndrimet e subjektit për zhvillimet politike, duke shprehur shqetësimin për, sipas tij, përkeqësimin e pozitës së shqiptarëve dhe cenimin e të drejtave kombëtare.

Sela theksoi se Lidhja Shqiptare do të vazhdojë të mbrojë kauzën kombëtare dhe do të kundërshtojë çdo vendim që, sipas tij, dëmton interesat e shqiptarëve. Ai shtoi se subjekti politik nuk do të pranojë kompromise apo kalkulime për interesa të ngushta personale në dëm të interesit kolektiv, duke ruajtur autonominë politike të partisë.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot në vend do të jetë me diell me vranësira të lehta lokale
Next Article Bexhet Musliu: Një ministër më pak, një mësim më shumë: Azir, Shëndetësia nuk qeveriset me propagandë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?