By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM: Do të përdorim të gjitha mekanizmat për të siguruar drejtësi jo selektive dhe llogaridhënie për tragjedinë e Koçanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM: Do të përdorim të gjitha mekanizmat për të siguruar drejtësi jo selektive dhe llogaridhënie për tragjedinë e Koçanit
Maqedoni

LSDM: Do të përdorim të gjitha mekanizmat për të siguruar drejtësi jo selektive dhe llogaridhënie për tragjedinë e Koçanit

admin
Last updated: 27/03/2025 11:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars –  Mbrëmë u mbajt seanca e Këshillit Qendror të LSDM-së për të diskutuar për gjendjen aktuale në vend pas tragjedisë më të rëndë që goditi Maqedoninë dhe në të cilën humbën jetën 59 persona, njoftojnë nga LSDM.

“Konkluzioni i Këshillit Qendror të LSDM-së është se rrjedha e deritanishme e hetimeve tregon se po zhvillohet në mënyrë selektive dhe është fokusuar vetëm në të kaluarën, vetëm në ish-funksionarët dhe nëpunësit civilë, ndërsa zyrtarët aktualë dhe nëpunësit civilë nuk janë përfshirë fare, edhe pse kanë qenë në detyrë ditën kur ka ndodhur tragjedia.

Selektiviteti nuk është drejtësi, por padrejtësi dhe thellon mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe gjyqësorit. Duke marrë parasysh seriozitetin e tragjedisë dhe pasojat e rënda me një numër të madh viktimash dhe të plagosurish, është e papranueshme kryerja e hetimeve në mënyrë selektive.

LSDM insiston në një hetim jo selektiv, të pavarur dhe të plotë, në të cilin të gjithë do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit. LSDM do të kundërshtojë çdo selektivitet, mbrojtje të zyrtarëve aktualë, apo individëve të afërt me pushtetin. Para ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se në këtë drejtim, LSDM-ja do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat institucionalë dhe demokratikë, edhe në Kuvendin e Maqedonisë, përmes Komisionit Hetimor në momentin e duhur, për të vërtetuar faktet, por edhe përgjegjësinë politike për tragjedinë e ndodhur në Koçan.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tha me plot bindje që ka një lidhje jashtë, Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës
Next Article Deçanasi ishte jashtë shtetit – hajnat i hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin armën me 15 fishekë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?