By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LVV, PDK, LDK dhe koalicioni AAK-NISMA nuk kanë paguar gjobat, ato do të ndalen në mjete financiare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LVV, PDK, LDK dhe koalicioni AAK-NISMA nuk kanë paguar gjobat, ato do të ndalen në mjete financiare
Maqedoni

LVV, PDK, LDK dhe koalicioni AAK-NISMA nuk kanë paguar gjobat, ato do të ndalen në mjete financiare

admin
Last updated: 21/05/2025 16:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Qendror Zgjedhor sot mori vendim për lirimin e mbi 3 mijë kutive të votimit, në të cilat ndodhet materiali zgjedhor nga procese të ndryshme zgjedhore 2014 – 2021.

Materiali zgjedhor në këto kuti, të cilat janë objekt i hetimit nga institucionet e drejtësisë, do të vendosen në thasë të veçantë nga një komision i përkohshëm dhe sipas procedurës së caktuar.

“Zbatimi i këtij vendimi do të lirojë edhe hapësirën e depos së Komisionit Qendror Zgjedhor me qëllim të përgatitjeve të zgjedhjeve lokale këtë vit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për ndalimin e mjeteve për subjektet politike parlamentare ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

“Mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it dhe vendimi i KQZ-së do të zbatohet me tri ndalesa gjatë ndarjes së mjeteve, në tre tremujorët e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit thuhet se LVV nuk ka paguar asnjë shumë të gjobës, e cila është 212.500 euro. Edhe PDK nuk ka paguar gjobën në vlerë prej 144.500 euro.

Ndërsa LDK ka paguar vetëm 65 mijë euro nga shuma totale e gjobës prej 136.600 euro. As koalicioni AAK-NISMA nuk ka paguar gjobën në vlerë prej 72.300 euro.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokuroria Speciale godet rastin e koduar “Mati 1”, sekuestron pasuri mbi 6.9 milionë euro
Next Article Marrëveshja me Britaninë tejkalon kufijtë etnikë dhe politikë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?