By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marrëveshja me Britaninë tejkalon kufijtë etnikë dhe politikë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Marrëveshja me Britaninë tejkalon kufijtë etnikë dhe politikë!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Marrëveshja me Britaninë tejkalon kufijtë etnikë dhe politikë!

admin
Last updated: 21/05/2025 17:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 maj – Marrëveshja strategjike e nënshkruar së fundmi midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar po cilësohet si një nga më të rëndësishmet në historinë e re të vendit. Kjo marrëveshje, e cila përfshin një bashkëpunim të gjerë ekonomik, infrastrukturor dhe institucional, është një mundësi e artë për rilindjen zhvillimore të vendit dhe për përfshirjen aktive të shqiptarëve si bashkëpjesëmarrës dhe përfitues të drejtpërdrejtë, shkruan Zhurnal.

Një investim që tejkalon kufijtë politikë dhe etnikë –

Sipas të dhënave të prezantuara nga VMRO-DPMNE, kjo marrëveshje siguron një kornizë investimesh që kap vlerën e mbi 6 miliardë eurove. Projektet e dakorduara përfshijnë:

Ø  Modernizimin e hekurudhës Tabanoc–Gjevgjeli, një arterie strategjike për transportin dhe ekonominë.

Ø  Rindërtimin e spitalit klinik në Tetovë, qyteti më i madh shqiptar në vend.

Ø  Përfundimin e spitalit në Kërçovë, një zonë tjetër me shumicë shqiptare.

Ø  Ndërtimin e një kampusi mjekësor në Shtip, që do të rrisë kapacitetin universitar dhe profesional të vendit.

Fakti që dy prej këtyre projekteve të mëdha ndodhen në zona shqiptare si Tetova dhe Kërçova, është një sinjal pozitiv se shqiptarët nuk janë më spektatorë, por aktorë në zhvillimin kombëtar. Kjo marrëveshje, për herë të parë, paraqitet si një model zhvillimi gjithëpërfshirës ku interesi kombëtar përputhet me nevojat lokale, dhe ku shqiptarët janë të pozicionuar për të përfituar konkretisht në tri nivele:

Ekonomikisht – përmes krijimit të vendeve të reja të punës, investimeve në infrastrukturë dhe përmirësimit të shërbimeve publike në zonat shqiptare.

Arsimor dhe shëndetësor – ndërtimi i spitaleve dhe objekteve mjekësore krijon kushte më të mira për jetë dhe zhvillim profesional për të rinjtë shqiptarë, veçanërisht në sektorin e mjekësisë dhe edukimit të lartë.

Politikisht – shqiptarët në institucionet qendrore dhe lokale duhet të jenë pjesë aktive e monitorimit dhe realizimit të këtyre projekteve. Kjo është koha që përfaqësuesit shqiptarë të shfaqin lidership vizionar dhe pragmatizëm zhvillimor.

Për shumë komuna shqiptare, që për dekada kanë qenë të nënfinancuara dhe të anashkaluara nga projektet madhore shtetërore, kjo marrëveshje është një mundësi për të ndalur zbrazjen e vendbanimeve dhe për të rikthyer shpresën për të ardhmen. Ndërtimi i spitaleve moderne, lidhja e rrjeteve hekurudhore dhe zhvillimi i infrastrukturës do të ndikojnë drejtpërdrejt në kualitetin e jetës së qytetarëve shqiptarë, duke e bërë vendin më të qëndrueshëm dhe më konkurrues.

Në një vend ku për shumë vite marrëveshjet ndërkombëtare kanë qenë çështje burokratike, kjo marrëveshje me Britaninë ka potencialin të shndërrohet në një histori suksesi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, përfshirë shqiptarët. Ajo mund të jetë pikënisja e një periudhe të re, ku zhvillimi nuk matet më sipas përkatësisë etnike, por sipas nevojës dhe potencialit të çdo rajoni.

Në këtë kontekst, shqiptarët kanë jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin që të jenë pjesë aktive e këtij transformimi me kërkesa të qarta, pjesëmarrje të fuqishme dhe vizion afatgjatë. Nëse kjo marrëveshje shfrytëzohet me mençuri dhe barazi, atëherë ajo nuk do të jetë vetëm një kontratë mes shtetesh, por një kontratë e re shprese për të ardhmen e përbashkët. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LVV, PDK, LDK dhe koalicioni AAK-NISMA nuk kanë paguar gjobat, ato do të ndalen në mjete financiare
Next Article Zv/drejtor i Doganës, Garip Kaba jep dorëheqje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?