By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Man Utd po refuzon të heq dorë nga De Jong – planifikohet një ofertë tjetër për të gjatë janarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Man Utd po refuzon të heq dorë nga De Jong – planifikohet një ofertë tjetër për të gjatë janarit
Sport

Man Utd po refuzon të heq dorë nga De Jong – planifikohet një ofertë tjetër për të gjatë janarit

admin
Last updated: 18/10/2024 11:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Manchester United raportohet se janë rikthyer sërish në ‘gjueti’ për transferimin e Frenkie De Jong dhe ata po planifikojnë një ofertë për holandezin gjatë janarit.

United pati një fillim të dobët të sezonit nën urdhrat e Erik Ten Hag me holandezin që po lidhet me një shkarkim të mundshëm nëse rezultatet nuk përmirësohen së shpejti.

INEOS dhe ‘Djajtë e Kuq’ kishin vendosur që t’ia besonin stolin Ten Hagut edhe për këtë sezon duke ndihmuar kauzën e tij me transferimin e disa lojtarëve gjatë verës.

Sidoqoftë, siç ka raportuar SPORT, Ten Hag ka kërkuar transferimin e De Jongut të cilin paraprakisht e kishte udhëhequr tek Ajaxi.

Unitedi tashmë ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit holandez gjatë dy viteve të fundit me Ten Hag që thuhet se është një fans i madh i 27-vjeçarit.

‘Djajtë e Kuq’ do të bëjnë përpjekje sërish për transferimin e tij në janar pasi vendi i De Jong në ekipin e Hansi Flick ka mbetur në pikëpyetje.

De Jong së fundmi u rikthye në aksion pas një mungese të gjatë shkaku i lëndimit, por nuk ka marrë shumë minuta pasi Flick po preferon opsione të tjera si Marc Casado, Pedri dhe Eric Garcia para tij.

Me Gavi, Dani Olmo dhe Fermin Lopez që po ashtu do të rikthehen në aksion së shpejti, është e mundur se De Jong mund të humbasë edhe më shumë minuta dhe rrjedhimisht do të kërkojë largimin.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bastisje në Gjevgjeli, gjendet drogë
Next Article Tyra Banks rikthehet pas gati 20 vjetësh në shfaqjen e “Victoria’s Secret”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?