By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manchester Unitedit i kushtoi 17.5 milionë euro për të shkarkuar Ten Hag dhe drejtorin sportiv
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Manchester Unitedit i kushtoi 17.5 milionë euro për të shkarkuar Ten Hag dhe drejtorin sportiv
Sport

Manchester Unitedit i kushtoi 17.5 milionë euro për të shkarkuar Ten Hag dhe drejtorin sportiv

admin
Last updated: 20/02/2025 08:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjiganti anglez Manchester United ka paguar rreth 17.5 milionë euro të shkëpus kontratën me ish-trajnerin Erik ten Hag, drejtorin sportiv Dan Ashworth dhe anëtarët e tjerë të stafit të trajnerëve, njoftuan Djajtë e Kuq.

Këto “kosto të jashtëzakonshme” për tremujorin e katërt të 2024 lidhen me “kostot që lidhen me largimin e ish-trajnerit të ekipit të parë Erik ten Hag dhe anëtarëve të ndryshëm të ekipit drejtues”, ka shkruar Man United. 

Konkretisht, Man United duhej të paguante 12.5 milionë euro për largimin e Ten Hag dhe ndihmësve të tij dhe 5 milionë të tjera për largimin e drejtorit të tyre sportiv.  

Humbjet totale për këtë tremujor arrijnë në 33.4 milionë euro.  

Trajneri holandez u shkarkua në tetor, vetëm tre muaj pas vazhdimit të kontratës deri në vitin 2026, në një kohë kur Djajtë e Kuq ishin në vendin e 14-të në tabelë. 

Ai u pasua nga portugezi Ruben Amorim, megjithatë 20 herë kampioni i Anglisë aktualisht është i 15-ti në Ligën Premier. 

Vetëm West Ham dhe Wolverhampton e ndajnë klubin nga zona e rënies. 

Për të zbutur mungesën financiare, drejtuesit e klubit kanë marrë masa për uljen e kostove, duke pushuar nga puna 200 punonjës. Po ashtu ata kanë rritur çmimet e biletave dhe kanë anuluar e kontratën si “ambasador” të trajnerit legjendar Alex Ferguson, e cila kapte vlerën e 2.4 milionë eurove në vit. 

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rita Ora shkëlqen në “The Masked Singer US” me një paraqitje magjike në stilin e Hirushes
Next Article A mund të godasë vërtet Tokën? Shanset për asteroidin 2024 YR4 arrijnë nivelet më të larta ndonjëherë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?