By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manjani: Njohja e periudhave të punës para ’94-ës, pa pengesa procedurale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Manjani: Njohja e periudhave të punës para ’94-ës, pa pengesa procedurale
Shqipëri

Manjani: Njohja e periudhave të punës para ’94-ës, pa pengesa procedurale

admin
Last updated: 23/01/2025 15:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, miratoi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria dhe që i hapin rrugë njohjes automatike të periudhës së vjetërsisë në punë, për efekt pensioni të punonjësve në ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, në ish-ndërmarrje bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore të para vitit 1994.

Nga ndryshimet ligjore përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore apo shtetërore nga mosha 18 vjeç, deri në momentin kur janë shuar kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani tha se “pr/ligji ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, në ish-ndërmarrje bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore”.

Ajo shpjegoi se, për shkak të problematikave në grumbullimin e dokumentacionit të vjetërsisë në punë para vitit 1994, të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve bujqësore dhe kooperativave bujqësore, periudha të konsiderueshme vjetërsie në punë, nuk janë konfirmuar dhe nuk janë njohur administrativisht, me pasojë refuzimin e kërkesave për caktim pensioni.

Sipas saj, situata që në shumë raste kërkuesit nuk kishin periudha kontributive pas vitit 1994 dhe nuk plotësonin kushtin minimal të periudhës së sigurimit, ka detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen gjykatave me kërkesë-padi për njohjen e këtyre periudhave, proces i cili zgjat në kohë dhe ka shpenzime të mëdha, e shpesh të papërballueshme.

Miratimi i këtij projektligji, theksoi Manjani, do të mundësojë njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha do të mundësonte përfitimin e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social.

Manjani deklaroi se, sipas analizës financiare kostoja e shtuar, në vitin e parë të zbatimit, rezulton rreth 40 milionë lekë. Gjithashtu në vlerësim të kohës mesatare të gëzimit të pensionit prej 15 vitesh, kosto për këta përfitues si rezultat i përfitimit nga ky ligj është rreth 600 milionë lekë.

Në vlerësim të kostove vjetore të shtuara për kategoritë e përfitimit nga ky ligj, efekti total i kostove të shtuara vit pas viti, deri në 16 vite, rezulton në rreth 5 miliardë lekë, teksa përfitimet janë në drejtim të rritjes së sigurisë sociale dhe ndihmon në barazinë sociale.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut votoi pro ndryshimeve ligjore të propozuara nga qeveria, teksa opozita nuk mori pjesë në votim.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes
Next Article 109 vjet nga vrasja e Heroit të Popullit, Isa Boletini

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?