By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 109 vjet nga vrasja e Heroit të Popullit, Isa Boletini
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > 109 vjet nga vrasja e Heroit të Popullit, Isa Boletini
Kulturë

109 vjet nga vrasja e Heroit të Popullit, Isa Boletini

admin
Last updated: 23/01/2025 15:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

109 vjet më parë u shua një nga figurat qendrore të çështjes kombëtare, Isa Boletini.

Ai lindi në Boletin të Mitrovicës, më 15 janar 1864 dhe ndërroi jetë në Podgoricë më 23 janar 1916, pas një atentati nga shovinistët malazezë, ku mbetën të vrarë edhe djemtë e tij, Halili dhe Zahidi, nipërit si dhe luftëtarë të tjerë.

Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesit osmanë më 1912, duke qenë përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Boletini ishte pjesëmarrës në rini në veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojave të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me grada dhe çifligje. Pas ardhjes së xhonturqve dhe reformave të ndërmarra prej tyre, ai drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. Ishte edhe një ndër personat afër princ Vidit gjatë sundimit të tij në Shqipëri.

Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë, Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë.

Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij dhe të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët “Unë jam mirë, kur asht mirë Shqypnia”.

You Might Also Like

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

LUTJE DASHURIE

Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manjani: Njohja e periudhave të punës para ’94-ës, pa pengesa procedurale
Next Article Panairi “Fitur 2025”, Çela për ATSH-në: Stenda e Shqipërisë, interes të lartë nga vizitorët dhe mediet ndërkombëtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?