By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh, plagët që ka dhe jetën që bën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh, plagët që ka dhe jetën që bën
Maqedoni

Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh, plagët që ka dhe jetën që bën

admin
Last updated: 28/03/2024 10:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

I mbijetuari i masakrës në Krushë të Madhe, Selami Elshani ka rrëfyer në detaje atë se çfarë ndodhi para 25 vitesh në masakrën që është bërë nga forcat serbe.

Elshani në një rrëfim për Radio Dukagjinin ka treguar se është nga fshati Retijë, por në Krushë ishte mysafir te dajallarët.

Ai tregon në detaje nga momenti kur i kanë grumbulluar mbi 500 persona, endjet që ja u kanë bërë, maltretimet e si kishte shpëtuar.

“Krejt planifikimet i kishin bo Policia e Serbisë se çka me bo me neve…”, thotë ai, gjersa tregon që meshkujt i kishin ulur në gjunjë, duke i ndarë në rende.

“Vetëm një korridor e kishin lanë në mes… me qëllim që fëmija me t’i shkel këmbët e mos me guxu me këqyr” tha ai.

“Kur mi ka shkel djali jem i vogël, atëherë i kishte 3 vjet e gjysmë, djali mi ka shkel dy këmbët… nuk kom guxu me këqyr veç lotët më kanë shtu teposhtë…”, tha ai.

Elshani po ashtu tregon momentin kur policia ka gjuajt me armë pa ndërprerë, derisa i kanë gjuajt për toke të gjithë…

“Mua më bijnë kufomat mbi…isha me fytyrë për dheu…”, tregon ai.

I mbijetuari i masakrës së Krushës po ashtu thotë se komanduesi i policëve iu kishte dhënë urdhër policëve të shkojnë të marrin benzinë, e disa të tjerëve të qitnin tallë.

“Kur më bijnë kufomat mbi, e qesin tallë, e bijnë edhe benzinën e kur e derdhin e ndijë se e rëndë… kur qitën tallë nuk mujsha me dallu çka po flitet ma… e kishin kall tallën, por nuk dija çka po ndodhë…. e pastaj fillojë temperatura me të madhe….”.

Ai i kishte dëgjuar policët teksa bisedonin për t’u siguruar se ishin pushkatuar të gjithë.

“Kur na kanë gjuajt për së rati atëherë më ra një plumb në shpatull…por vetëm ma shkyu lëkurën…Kur menduan se nuk ka të gjallë, nisin për me kallë… e niva tallën që po kërcet prej zjarrit… Po të kish mbërri benzina deri në trup s’kisha mujt me dal unë…”, tha ai.

Elshani më tej tregon momentet se si ka arritur të dalë nga zjarri, gjersa thekson se diku 50, 60 cm kishte prush mbi trupa.

I mbijetuari në Krushë të Madhe, Selami Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh, plagët që ka dhe jetën që bënë

I mbijetuari në Krushë të Madhe, Selami Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh, plagët që ka dhe jetën që bënë#radiodukagjini #Radar

Posted by Radio Dukagjini on Wednesday, March 27, 2024

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Djemtë e Diddyt, Justin dhe King të përfshirë në bastisjen federale mes hetimeve
Next Article Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?