By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier
Sport

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

admin
Last updated: 28/03/2024 10:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i “fiksuar” pas një ylli të Ligës Premier dhe dëshiron ta sjellë atë në verë në Etihad Stadium.

Pasi udhëhoqi Cityn në një triumf historik të trefishtë sezonin e kaluar, Guardiola freskoi skuadrën e tij në afatin kalimtar të verës.

Yje të njohur si Ilkay Gundogan, Riyad Mahrez, Aymeric Laporte dhe Cole Palmer u larguan, ndërsa erdhën Josko Gvardiol, Mateo Kovacic, Jeremy Doku dhe Matheus Nunes.

Por, duket sikur Guardiola i ka ngulur sytë te një tjetër përforcim i madh në verë.

Sipas mediumit Fichajes, Guardiola i ka sytë fort te mesfushori i Newcastle United dhe Brazilit, Bruno Guimaraes.

Ish-lojtari i Lyon mbërriti në Ligën Premier në janar të vitit 2022 për një tarifë prej 40 milionë funte dhe ka bërë 97 paraqitje.

Megjithatë, Newcastle ka nevojë të shesë asetet e tyre kryesore për të mbledhur fonde pas shpenzimeve të mëdha të fundit dhe Guimaraes është ndër më të vlefshmit e tyre.

Ai besohet të vlerësohet në 85 milionë funte (100 milionë euro), megjithëse disa raporte thonë se ai ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë funtesh (117 milionë euro) në kontratën e tij.

Guardiola tashmë ka shprehur publikisht admirimin e tij për Guimaraes, duke e cilësuar atë si “të jashtëzakonshëm” përpara fitores së Cityt në çerekfinale të Kupës FA ndaj Newcastle.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Guardiola tha: “Ai është një mesfushor i jashtëzakonshëm. Ai është agresiv, me top ose pa top”.

“Jam i sigurt se ai është pjesë e projektit për vitet e ardhshme. Patjetër”.

Edhe pse ai ka qenë i lidhur me shumë klube, Guimaraes nënshkroi një zgjatje të re të kontratës në tetor dhe nuk ka plane të largohet. 

You Might Also Like

Në ndeshjen Bashkimi – AP Brera u shënuan dy gola, nesër do të luhen edhe dy ndeshje tjera

Vëmendja te Bologna – Roma, short interesant në Ligën e Evropës

Man Utd zbulon shifrën e çmendur të parave që duhet t’i paguajnë Ruben Amorimit pasi e shkarkuan

“Si idiot, nuk mund të flas me personalitete të famshme”: Lionel Messi i mërzitur me veten që nuk di anglisht

Real Madridin e pret “ferri”, Arsenali me fat: Ja shorti edhe për çerekfinalet e gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh, plagët që ka dhe jetën që bën
Next Article Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?