By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KLP, projektraport të ri për vlerësimin etik e profesional të 3 prokurorëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > KLP, projektraport të ri për vlerësimin etik e profesional të 3 prokurorëve
Shqipëri

KLP, projektraport të ri për vlerësimin etik e profesional të 3 prokurorëve

admin
Last updated: 11/10/2024 14:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në seancën maratonë të 8 tetorit vendosi me shumicë votash hartimin e një projektraporti të ri për prokuroret Elsa Miha, Gëzim Çopa dhe Blerta Hamza, duke reflektuar ndryshimet e propozuara mbi procedurën e pikëzimit dhe metodologjinë e rivlerësimit.

Sipas njoftimit të KLP-së, raporti i vlerësimit etik dhe profesional për prokuroren Elfrida Bregova u miratua me ndryshime.

Vendimi u mor pas shumë diskutimeve në lidhje me miratimin e 4 raporteve të vlerësimit etik dhe profesional. “Ky është një moment vendimtar për veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili pas një bashkëpunimi të gjatë me programet e asistencës ndërkombëtare, nis siparin e raporteve të vlerësimit”- njoftoi KLP.

KLP bën me dije se diskutime pati edhe për verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatëve për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës.

“Komisioni i Vlerësimit të Performancës Etike dhe Profesionale, u shpreh se në kuadër të kësaj procedure duhen bërë verifikime shtesë, ndaj propozoi tërheqjen e projektakteve, për të vijuar me rishqyrtimin e tyre. Këshilli miratoi me shumicë votash kërkesën e komisionit duke vendosur për tërheqjen e tyre nga rendi i ditës”- thuhet në njoftimin e KLP.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, u miratua unanimisht caktimi i Petrit Çanon, në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Të pranishëm në këtë seancë ishin anëtarët e Këshillit, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet e asistencës OPDAT dhe EU4JUSTICE dhe media.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbahet në Tiranë Samiti i V i Gruas Shqiptare të Diasporës, Hasani: Vota e diasporës, moment historik
Next Article Opozita, protestë para bashkisë së Tiranës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?