By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbappe bëhet President, ylli i Real Madrid blen klubin e njohur francez
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Mbappe bëhet President, ylli i Real Madrid blen klubin e njohur francez
Sport

Mbappe bëhet President, ylli i Real Madrid blen klubin e njohur francez

admin
Last updated: 01/08/2024 10:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në moshën 25-vjeçare ylli i kombëtares franceze dhe Real Madrid, Kylian Mbappe është zyrtarisht  pronari më i ri i një klubi në futbollin evropian.

Sulmuesi transalpin ka hedhur një hap të ri në karrierë, pasi së bashku me familjen ka blerë klubin e njohur francez të Caen, që militon në kategorinë e dytë prej vitit 2019 kur u rrëzua nga Ligue 1.

15 milionë euro do të jetë shuma që Mbappe do të investojë përmes fondit të tij të investimeve “Coalition Capital” për të blerë 80% të aksioneve të Caen, ndërsa në marrëveshjen e arritur sulmuesi ka dhënë garanci se do të shlyejë një pjesë të borxhit të klubit.

Mbappe bëhet kështu President i klubit duke zëvendësuar aksionerin e shumicës, fondin amerikan të investimeve Oaktree, të cilët kishin në dorë Caen që prej vitit 2020. 20% tjetër i aksioneve zotërohet nga Pierre Antoine Capton, kryetari aktual i bordit mbikëqyrës të klubit.

Mbappe bëhet President, ylli i Real Madrid blen klubin e njohur francez

Duket se marrëdhënia midis Mbappe dhe Caen daton vite më parë dhe sulmuesi ka një dashuri të pashprehur për klubin francez. Kjo pasi në moshën 13 vjeçare, Mbappe pothuajse nënshkroi për ta përpara se të zgjidhte Monacon.

Sezonin e kaluar, Caen përfundoi në vendin e gjashtë, dhe pronësia e klubit synon të bëjë një përparim në mënyrë që klubi të rikthehet sërish në elitën e futbollit francez.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miratohet orari fleksibël i administratës publike
Next Article AKADEMITË DHE AKADEMIKËT E MAQEDONISË VERIORE  

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?