By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbetet në fuqi dënimi me 16 vjet burg për vrasësin e Martin Canit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Mbetet në fuqi dënimi me 16 vjet burg për vrasësin e Martin Canit
Kronika

Mbetet në fuqi dënimi me 16 vjet burg për vrasësin e Martin Canit

admin
Last updated: 15/07/2026 14:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për vrasjen e të miturit Martin Cani.
Përlleshaj u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Për vrasjen e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kishte caktuar dënimin me 12 vite burg, ndërsa për tentativën e vrasjes së Luis Meçes vendosi 10 vite burg. Pas bashkimit të dënimeve, Mario Përlleshaj u dënua përfundimisht me 16 vite heqje lirie, vendim që tashmë është lënë në fuqi edhe nga Apeli.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, babai i Martin Canit, Engjëll Cani, u shpreh se ishte dhënë një lloj drejtësie, por familja kishte kërkuar një dënim më të rëndë.

Është dhënë një lloj drejtësie, por ne kërkonim më shumë”, tha ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Konflikti përfundoi me vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes.

You Might Also Like

Gruaja nga Mali i Zi denoncon ish partnerin se nga burgu kërcënon me telefon atë dhe familjarët e saj

Rrahu bashkëshorten dy herë, kallëzim penal ndaj 59-vjeçarit

Armë të fshehura në kamper, ndalohet një shtetas austriak në “Tabanoc”

Rreth 400 metra kub dru zjarri u sekuestruan nga një kompani në Shkup

203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulmet izraelite vranë të paktën 13 palestinezë në Gaza
Next Article Bilanci i Policisë në Elbasan: 14 automjete, armë dhe miliona lekë në vlerë të sekuestruar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?