By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Merz bën thirrje për unitet evropian në përvjetorin e luftës në Ukrainë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Merz bën thirrje për unitet evropian në përvjetorin e luftës në Ukrainë
Bota

Merz bën thirrje për unitet evropian në përvjetorin e luftës në Ukrainë

admin
Last updated: 24/02/2026 14:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka bërë thirrje për unitet evropian në përvjetorin e katërt të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, duke thënë se vetëm forca kolektive mund t’i japë fund luftës.

“Për katër vjet, çdo ditë dhe çdo natë ka qenë një makth për popullin e Ukrainës. Dhe jo vetëm për ta, por për të gjithë ne. Sepse lufta është rikthyer në Evropë”, shkroi Merz në X.

“Vetëm me forcë të përbashkët do ta përfundojmë atë. Fati i Ukrainës është fati ynë”, shtoi ai.

Në kuadër të përvjetorit të katërt të luftës në Ukrainë, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer do të organizojnë një videokonferencë të “Koalicionit të të Gatshmëve”, një grup prej mbi 30 vendesh që kanë premtuar mbështetje të fortë për Ukrainën.

Zyrtarë të lartë të BE-së të mbledhur në Kiev synojnë gjithashtu t’i bashkohen konferencës.

Në Gjermani, presidenti Frank-Walter Steinmeier dhe ministri i Jashtëm Johann Wadephul do të përkujtojnë luftën dhe mijëra viktima, në një meshë për paqen në Katedralen Franceze në Berlin.

Në mbrëmje pritet të mbahet një tubim solidariteti për Ukrainën pranë Portës së Brandenburgut, ndërsa aktivitete të ngjashme do të zhvillohen edhe në Bremen, Shtutgart, Mynih dhe Këln. 

You Might Also Like

Tërmet i fortë godet Napolin, dëme të shumta nga rrëshqitjet e dheut! Momenti kur njerëzit dalin me vrap në rrugë

Aeroplani i parë ushtarak amerikan u ul në bazën ajrore në Bullgari

Meloni: Imazhe tronditëse nga Ceuta, pezullohet marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë nga Spanja

Franca forcon kontrollet në kufirin me Spanjën pas fluksit të madh të emigrantëve në Ceuta

Kamioni i djegur në rrugë shkakton radhë kilometrike në Morinë për të hyrë në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LITUANI – Gratë 100-vjeçare janë gjashtëfishi i burrave të po kësaj moshe
Next Article Gostivarasi 65-vjeç humb 22 mijë denarë nga profil i rremë në rrjetet sociale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?