By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Merz: Radha e Putinit për të çuar përpara negociatat e paqes në Ukrainë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Merz: Radha e Putinit për të çuar përpara negociatat e paqes në Ukrainë
Bota

Merz: Radha e Putinit për të çuar përpara negociatat e paqes në Ukrainë

admin
Last updated: 12/11/2026 16:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dublin, 12 nëntor, argument.mk/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të pranojë zhvillimin e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë, me pjesëmarrjen edhe të vendeve evropiane.

“Pres që qeveria ruse dhe presidenti rus të pranojnë më në fund zhvillimin e bisedimeve të përbashkëta”, deklaroi Merz sot para gazetarëve, gjatë mbërritjes në samitin e liderëve evropianë në Dublin.

Ukraina dhe Rusia rifilluan të martën dhe të mërkurën negociatat e drejtpërdrejta, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, për përfundimin e luftës. Takimet u zhvilluan në Abu Dabi dhe ishin të parat pas disa muajsh ndërprerjeje.

Ndërkohë, të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritej të takoheshin të enjten me presidentin Putin në Moskë, me synimin për ta bindur atë që edhe vendet evropiane të kenë një vend në tryezën e negociatave të ardhshme të paqes.

Duke iu referuar debatit të rinovuar se kush duhet të përfaqësojë Bashkimin Evropian në negociatat me Rusinë dhe Ukrainën, kancelari Merz u shpreh se Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të jenë aktorët kryesorë evropianë në këtë proces.

Këto tri vende, të njohura si formati E3, kanë udhëhequr deri tani përpjekjet diplomatike të Evropës dhe në disa raste janë mbështetur edhe nga përfaqësues të Polonisë dhe Italisë.

“Unë nuk shoh absolutisht asnjë problem që gjërat të vazhdojnë kështu”, tha kancelari gjerman.

“E rëndësishme është që Rusia të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të tregojë gatishmëri për të negociuar. Gjithçka tjetër do të marrë më pas rrjedhën e vet”, përfundoi Merz.

You Might Also Like

Elon Musk për Jensen Huang: Do të ishte një nder ta punësoja

Putin propozon mision të përbashkët humanitar ruso-ukrainas

Trump zbulon emrin që propozon për kreun e Nvidia-s: Një legjendë zëvendëson një legjendë

Trump: SHBA nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, ne kemi paratë e tyre dhe kontrollin e Hormuzit

Zv/Presidenti i Kinës merr pjesë në Samitin e Liderëve të Antalias COP31

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dibran Hoxha “Kobra” dhe Andi Pajaziti “Italiani” përleshen në Burgun e Sigurisë së Lartë
Next Article Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?