By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Milot Rashica dhe Fidan Aliti pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Turqisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Milot Rashica dhe Fidan Aliti pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Turqisë
Sport

Milot Rashica dhe Fidan Aliti pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Turqisë

admin
Last updated: 01/10/2024 10:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiroja e shtatë në elitën e futbollit turk, ku nuk mungoi spektakli e as paraqitjet e mira të futbollistëve shqiptarë që aktivizohen atje.

Pas paraqitjeve të mira që patën me ekipet respektive, Milot Rashica dhe Fidan Aliti janë bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Turqisë.

Rashica shkëlqeu me një asistim në fitoren e thellë të Besiktasit me rezultat 3-0 ndaj Kayserisporit, ndërsa Fidan Aliti ishte një ‘muri i gjallë’ në mbrojtjen e Alanyasporit në fitoren minimale me rezultat 1-0 ndaj Çaykur Rizespor.

Për sulmuesin kosovar ky ishte asistimi i tretë në gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani këtë sezon, teksa ka edhe një gol të shënuar.

Sa i përket Alitit ai ka qenë titullar i padiskutueshëm në shtatë xhirot e para për Alanyasporin duke dëshmuar se është një lider i vërtetë në mbrojtjen e tyre.

Rashica do të rikthehet në aksion gjatë javës së ardhshme ku do të presin në shtëpi Eintracht Frankfurtin në kuadër të Ligës së Evropës.

Aliti në anën tjetër do të ketë punë një punë të vështirë me skuadrën e tij Alanyaspor, pasi të dielën do të luajnë në udhëtim tek lideri Galatasaray.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulmi në ​Banjskë, Ura e Ibrit, armatosja e Serbisë dhe roli i KFOR-it në parandalim të përshkallëzimit – flet komandanti Ulutash
Next Article Nën tingujt e kryeveprës shqiptare “Baresha” – Baleti Kombëtar i Kosovës me performancë të shkëlqyer në Korenë e Jugut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?