By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Minçev, Mexhitit: Punësimet bëhen sipas nevojave dhe në bazë të cilësisë, premton diçka që nuk është reale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Minçev, Mexhitit: Punësimet bëhen sipas nevojave dhe në bazë të cilësisë, premton diçka që nuk është reale
Maqedoni

Minçev, Mexhitit: Punësimet bëhen sipas nevojave dhe në bazë të cilësisë, premton diçka që nuk është reale

admin
Last updated: 21/02/2025 14:34
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Ministri për Administratë Publike, Goran Minçev i bënë thirrje zv. kryeministrit Izet Mexhiti që të mos sillet si “Lisa në botën e çudirave” duke premtuar diçka që nuk është reale, dhe as e mundur pa shkeljen e procedurave ligjore dhe principeve për udhëheqje të mirë, se këtë vit do të punësohen mijëra shqiptarë në shtet dhe administratën publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Minçevit, deklarata e Mexhitit është një shembull klasik i populizmit parazgjedhor, pa asnjë bazë ligjore apo institucionale.

“Të gjitha punësimet në sektorin publik aktualisht kryhen ekskluzivisht sipas nevojave të institucioneve, në bazë të pëlqimeve të marra paraprakisht nga institucionet përkatëse dhe në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativë. “Çdo punësim bazohet në parimet e kompetencës, ekspertizës dhe gatishmërisë profesionale të kandidatëve, e jo në premtime partiake apo presione politike”, thekson Minçev.

Punësimi dhe avancimet në sektorin publik, sipas Minçevit, duhet të bazohen vetëm në cilësinë dhe aftësitë e kandidatëve, e jo në përkatësinë e tyre etnike apo politike.

Mexhiti më herët njoftoi se brenda këtij viti do të punësohen dy-tre mijë shqiptarë nëpër institucionet shtetërore dhe administratën publike.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zanetti: Interi nuk mund të zgjedh mes Ligës së Kampionëve dhe Serie A
Next Article Ka 10 nominime në ‘Oscars’ sivjet, por regjisori Brady Corbet thotë se jeton në kufirin e varfërisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?