By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zanetti: Interi nuk mund të zgjedh mes Ligës së Kampionëve dhe Serie A
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zanetti: Interi nuk mund të zgjedh mes Ligës së Kampionëve dhe Serie A
Sport

Zanetti: Interi nuk mund të zgjedh mes Ligës së Kampionëve dhe Serie A

admin
Last updated: 21/02/2025 14:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka thënë se Nerazzurrët do të ‘respektojnë’ Feyenoordin, por këmbëngul se ata ‘nuk mund të zgjedhin’ mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve.

Interi është rënë në short me skuadrën holandeze Feyenoord në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve dhe në rast fitoreje do të ndeshen me fituesin e takimit Bayern Munich-Bayer Leverkusen.

“Le të themi se udhëtimi ynë deri më tani ka qenë i shkëlqyeshëm: tani fillon një garë me eliminim direkt”, ka thënë fillimisht Zanetti për Sky Sport Italia pas shortit.

“Feyenoord meriton respekt për atë që ka arritur. Ne do të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet dhe i kemi të gjitha kushtet për të besuar se mund të ecim përpara. Kjo varet shumë nga ne”.

Feyenoordi mundi rivalët e qytetit të Interit, Milanin, në fazën ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve dhe Nerazurrët mbeten i vetmi klub i Serie A ende i përfshirë në garë këtë sezon.

“Ne gjithmonë kemi përgjegjësi të rëndësishme; ne jemi Interi, një ekip i rëndësishëm dhe kjo garë është shumë prestigjioze. Ne do të përpiqemi ta mbajmë flamurin italian sa më lart”.

Kampionët në fuqi të Serie A mbeten në garë edhe për Scudetton. Ata janë vetëm dy pikë poshtë liderit të Serie A Napolit, por ata do të vizitojnë skuadrën e Antonio Contes vetëm pak ditë para ndeshjes së parë kundër Feyenoord.

“Ne nuk e kemi luksin të zgjedhim. Duhet të synojmë të shkojmë deri në fund në të dyja garat”.

“Të gjithë duan të fitojnë ligën dhe ne e dimë se çfarë do të thotë ta fitosh atë. Por më pas është Liga e Kampionëve, ne jemi skuadra e fundit italiane që e kemi fituar atë dhe do të përpiqemi gjithmonë ta nderojmë dhe të arrijmë në finale, ashtu si dy vjet më parë. Të konkurrosh në të dyja është e vështirë, por mendësia jonë është të shkojmë deri në fund. Nuk mund të zgjedhim”, përfundoi nënkryetari i Interit. 

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jetojmë në kohë të çuditshme – presidenti argjentinas e “shpërbleu” me sharrë elektrike Muskun
Next Article Minçev, Mexhitit: Punësimet bëhen sipas nevojave dhe në bazë të cilësisë, premton diçka që nuk është reale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?