By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Limani në Turqi: Diskutohet sjellja e perspektives gjinore në krijimin e inteligjencës artificiale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Limani në Turqi: Diskutohet sjellja e perspektives gjinore në krijimin e inteligjencës artificiale
Maqedoni

Ministri Limani në Turqi: Diskutohet sjellja e perspektives gjinore në krijimin e inteligjencës artificiale

admin
Last updated: 10/11/2024 11:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ankara, 10 nëntor – “Sjellja e perspektivës gjinore në krijimin e inteligjencës artificiale është e një rëndësie të madhe në ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë.

Në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Turqisë, sot mora pjesë në Samitin e gjashtë Ndërkombëtar për Gratë dhe Drejtësinë, i cili këtë vit ka temën – Gratë në Epokën e Inteligjencës Artificiale (AI): Sfida në rritje dhe mundësi më të mëdha.

Samiti ishte në nivelin më të lartë, me prezencën e Presidentit të Republikës së Turqisë, Tayyip Recep Erdogan, Zonjës së parë të këtij vendi, Emine Erdogan, Ministres së Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Özdemir Göktash, Ministra nga disa vende dhe përfaqësues të Shoqatës së Grave dhe Demokracisë (KADEM).

Trajtova disa pika kyçe, duke theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut punon seriozisht në përgatitjet për hyrjen në Bashkimin Evropian, duke i afruar institucionet dhe legjislacionin me standardet e saj. Si dhe faktit që një vëmendje e veçantë i kushtohet korpusit të çështjeve të të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe mundësive të barabarta për çdo qytetar.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut punon edhe në fushën e barazisë gjinore, e vetëdijshme se demokratizimi i vërtetë i vendit nuk është i mundur pa përfshirjen e plotë dhe të papenguar të burrave dhe grave në të gjitha proceset shoqërore.

Tema e gruas dhe inteligjencës artificiale është shumë e rëndësishme sepse ka sfida të mëdha për gratë në këtë fushë.

Prandaj është e nevojshme që përmes bashkëpunimit me institucionet përkatëse në shtet dhe rajon, të ndërmerren praktika pozitive përmes realizimit të ngjarjeve të tilla dhe të ngjashme” – shkruan Fatmir Limani.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ASH sot mban kongresin partiak
Next Article Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale javën e ardhshme/ Ç’pritet të ndodhë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?