By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale javën e ardhshme/ Ç’pritet të ndodhë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale javën e ardhshme/ Ç’pritet të ndodhë
Bota

Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale javën e ardhshme/ Ç’pritet të ndodhë

admin
Last updated: 10/11/2024 11:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta mirëpresë presidentin e zgjedhur, Donald Trump, në një takim tradicional pas zgjedhjeve në Zyrën Ovale të mërkurën e 13 nëntorit, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.

Një takim i tillë është i zakonshëm mes presidentit në largim dhe presidentit të ardhshëm, dhe kryesisht ka për qëllim të shënojë fillimin e kalimit paqësor të pushtetit në përputhje me demokracinë amerikane.

Por, Trump, atëherë president, nuk e kishte mirëpritur Bidenin në një takim të tillë pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur Trump humbi në përpjekje për t’u rizgjedhur.

Trumpi, republikan, garoi për president përsëri katër vjet më pas, dhe të martën e kaluar, ai e mposhti nënpresidenten Kamala Harris, kandidaten e nominuar të demokratëve.

Trumpi është ish-presidenti i parë që kthehet në pushtet pas Grover Cleveland, i cili e i kishte fituar zgjedhjet e vitit 1892 për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Bideni, demokrat, i telefonoi Trumpit të mërkurën e kaluar për ta uruar për fitoren dhe e ftoi për takim në Zyrën Ovale.

Gjithmonë në super formë/ Ja çfarë konsumon gjatë një dite Melania Trump dhe ushqimet që i ka të ndaluara
Gjatë një fjalimi të enjten, Biden tha se e ka siguruar Trumpin se “do ta udhëzoj tërë administratën time për të punuar me ekipin e tij për kalimin e pushtetit në mënyrë paqësore. Këtë e meriton populli amerikan”.

I pyetur të shtunën për Trumpin, Bideni tha se “do të takohem me të mërkurën”./ REL

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Limani në Turqi: Diskutohet sjellja e perspektives gjinore në krijimin e inteligjencës artificiale
Next Article Jashari dhe Maqedonci nderojnë 14 ushtarët që vdiqën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?