By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Financave iu jep afat deri në fund të ditës kompanive të sigurimeve për të kthyer çmimet e vjetra për sigurimin e automjeteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Ministria e Financave iu jep afat deri në fund të ditës kompanive të sigurimeve për të kthyer çmimet e vjetra për sigurimin e automjeteve
EkonomiMaqedoni

Ministria e Financave iu jep afat deri në fund të ditës kompanive të sigurimeve për të kthyer çmimet e vjetra për sigurimin e automjeteve

admin
Last updated: 29/04/2024 15:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 prill – Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Sigurimit të Autopërgjegjësisë shqyrtoi raportin e paraqitur nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve lidhur me rritjen e çmimeve në bazë të veprimtarisë së sigurimit.

Në mbledhje, Komisioni udhëzoi Byronë Kombëtare të Sigurimeve dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, që në fund të ditës t’u propozojnë kompanive të sigurimeve që të pezullojnë vendimet për rritjen e kostove dhe t’i kthejnë ato në nivel para datës 25 prill 2024 dhe të informojë Komisionin gjatë ditës së sotme.

“Ky vendim ka për qëllim sigurimin e transparencës dhe parashikueshmërisë së proceseve, duke pasur parasysh se kompanitë, as individualisht dhe as nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Sigurimeve, nuk kanë njoftuar rregullatorin, pra Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe as Komisionin se planifikojnë rritjen e kostove të sigurimit, dhe si rrjedhim nuk sigurohet qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimi me të gjithë aktorët në vendimmarrje”.

“Komisioni i Sigurimeve të Autopërgjegjësisë në seancën e sotme i kërkoi rregullatorit, gjegjësisht Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të përgatisë një analizë të arsyetimit dhe korrektësisë së vendimeve të marra nga shoqëritë e sigurimit, në drejtim të mbrojtjes së përdoruesve të fundit dhe me qëllim ofrimin e një informacioni gjithëpërfshirës për marrjen e një vendimi objektiv dhe transparent. Në këtë drejtim është edhe indikacioni i rregullatorit që të pezullojë vendimin për rritjen e çmimit të shpenzimeve nga kompanitë e sigurimit”.

Njëkohësisht, kërkoi nga kompanitë e sigurimeve nëpërmjet Byrosë Kombëtare që të japin kontributin e tyre në përgatitjen e analizës dhe propozim-konkluzioneve për ndryshimin e Tarifave për sigurimin e pronarëve të mjeteve motorike nga përgjegjësia për dëmet e shkaktuara ndaj të tretëve.

Në mbledhje, Komisioni vendosi që pas dorëzimit të analizës nga rregullatori, pra Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të thërrasë mbledhje dhe të shqyrtojë informacionin e paraqitur dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Rënie e numrit të të punësuarve në industri

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

10.697 vende pune të lira

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Telegram bllokon ‘botët’ që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë
Next Article Taravari me porosi drejt BFI-së: Mendoni mirë, më 9 maj ka Qeveri të re dhe do të përgjigjeni!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?