By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPSDR: Dënojmë çdo akt të dhunës ndaj punonjësve të Qendrave për punë sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPSDR: Dënojmë çdo akt të dhunës ndaj punonjësve të Qendrave për punë sociale
Maqedoni

MPSDR: Dënojmë çdo akt të dhunës ndaj punonjësve të Qendrave për punë sociale

admin
Last updated: 26/03/2025 12:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 mars – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve e informon publikun se dënon çdo akt sjellje të dhunshme apo çdo formë tjetër sjellje që rrezikon gjendjen fizike dhe psikike të punonjësve në qendrat e punës sociale.

“Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e detyrave të punës të punonjësve në qendrat për punë sociale, të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezikut për shëndetin dhe jetën e tyre në baza ditore, dhe për t’i mbrojtur ata, ministria edhe para ngjarjes fatkeqe në Qendrën për Punë Sociale në Prilep, filloi procedurën për sigurimin fizik të të gjitha qendrave dhe institucioneve publike për mbrojtje sociale në nivel shtetëror. Kjo procedurë është në fazën përfundimtare, që do të thotë se shpallja publike për prokurim publik do të publikohet së shpejti”, thonë nga ministria.

Prej atje apelojnë tek të gjitha institucionet që të ndërmarrin hapa me kohë dhe efikas në kuadër të kompetencave të tyre, me qëllim që të garantojnë sigurinë në vendet e punës të të gjithë punonjësve.

Ministria shpreh keqardhjen për ngjarjen fatkeqe në Qendrën për punë sociale në Prilep dhe punonjëses së lënduar i uron shërim të shpejtë. Njëkohësisht shpreh bindjen se gjithçka që është në kompetencë të ministrisë është duke u ndërmarrë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Perinski: Në objektet që kanë ndonjë mospërputhje do t’u jepet afat ta mënjanojnë
Next Article Videvski i mohon konstatimet për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Keshishev do të dëshmojë në seancën e ardhshme më 2 prill

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?