By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Videvski i mohon konstatimet për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Keshishev do të dëshmojë në seancën e ardhshme më 2 prill
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Videvski i mohon konstatimet për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Keshishev do të dëshmojë në seancën e ardhshme më 2 prill
Maqedoni

Videvski i mohon konstatimet për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Keshishev do të dëshmojë në seancën e ardhshme më 2 prill

admin
Last updated: 26/03/2025 12:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 mars – I pandehuri Bore Videvski edhe sot i ka mohuar deklaratat e dhëna në prokurori, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjet e Vanjës dhe Pançes. Në gjykimin në Gjykatës Themelore Penale në Shkup ai sot u përgjigj në pyetjet e të pandehurit Palevski dhe të Këshillit Gjyqësor. Paraprakisht prokuroret i lexuan rrëfimet e tij të dhëna gjatë hetimit në dhjetor të vitit 2023, në të cilat në njërin Videvski i njeh krimet, ndërsa më vonë thotë se ka qenë nën torturë dhe presion ta thotë këtë.

I pandehuri Videvski sot duke iu përgjigjur pyetjeve të Palevskit deklaroi se i mohon të gjitha pretendimet e paraqitura në prokurori. I pyetur nëse ndonjë oficer policie apo prokuror e kishte pyetur për armëmbajtjen, ai u përgjigj: “Nuk mendoj kështu, ose më mirë, jam i sigurt se nuk më ka pyetur mua”.

Lidhur me fotografinë e Pançe Zhezhovskit, të cilën sipas prokurorisë ia ka dërguar Velibor Manev, Videvski ka deklaruar: “Kushdo mund të më dërgojë gabimisht një fotografi që nuk ka lidhje me mua, andaj shumë gjëra të tilla i anashkaloj.

Videvski po ashtu ka theksuar se fotografia asnjëherë nuk i është treguar dhe as nuk është përmendur nga prokuroria.

Në vazhdim të seancës, gjyqtari Ivica Stefanovski e pyeti për pamjet filmike nga shtëpia e Velibor Manev ku shfaqeshin radiostacione, të cilat Videvski tha se i shihte për herë të parë.

“I kam parë për herë të parë dhe mendoj se janë sjellë për testim, për të parë nëse funksionojnë”, tha ai.

I pyetur për faktin se nga regjistrimet rezulton se i pandehuri në një datë të caktuar ka ardhur në shtëpinë e Velibor Manevit me Shkodën e tij, pra arsyen e atij takimi, ai është përgjigjur se nuk e di arsyen.

Lidhur me armën, Videvski u përgjigj se është adhurues i armëve dhe se i ka blerë për trend mode para 20-30 vitve sepse kishte rastin të marrë leje. Nuk mund t’ju theksoj shkak pse e kam nxjerrë nga shtëpia”, tha ai.

Videvski është pyetur nëse ka marrë ndonjëherë kërcënime nga Palevski, për të cilën ai është përgjigjur negativisht.

“Kurrë”, tha ai.

Për këtë rast paraprakisht është marrë në pyetje i pandehuri Velibor Manev, i cili ka shpjeguar në detaje rrëmbimet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, për të cilat ka treguar se koordinator dhe i kryer i vrasjeve ishte Lupço Palevski.

Ka mbetur të merren në pyetje edhe i pandehurit Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçevski dhe Lupço Palevski.

Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Gjyqi vazhdon më 2 prill të vitit 2025. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPSDR: Dënojmë çdo akt të dhunës ndaj punonjësve të Qendrave për punë sociale
Next Article Mexhiti: Qeveria miratoi programin për ndërtimin e fazës së dytë të qarkores së Tetovës, nga nyja Trebosh deri në Neproshten

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?