By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Gjykatën Penale seancë e re për gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Gjykatën Penale seancë e re për gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Maqedoni

Në Gjykatën Penale seancë e re për gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

admin
Last updated: 20/01/2025 10:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 janar – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski nga Velesi, ku i akuzuar i parë është Lupço Palevski – Pallço, bashkë me Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.

Në seancën e sotme Gjykata do të duhet të deklarohet edhe për kërkesën e të akuzuarit të parë Palevski, për përjashtimin e gjykatësit Ivica Stefanovski, sepse, siç tha, bëhet fjalë për lidhje ndërmjet gjykatës, policisë dhe Prokurorisë. Sipas Palevskit, është e palejuar që gjykatësi të mos interesohet për gjetjen e armës me të cilën janë kryer të dyja vrasjet, ndërsa gëzhoja e gjetur në afërsi të Velesit të mos dorëzohet si dëshmi.

Rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe duhet të vazhdojë me paraqitjen e dëshmive materiale nga Prokuroria. Në seancën e kaluar, prokurorja Zhaklina Trajkovska në një përmbajtje të shkurt para Gjykatës sqaroi 180 prej gjithsej 197 dëshmive, të cilat kanë të bëjnë me lokacionet ku ishin gjetur viktimat, gjetjet nga mbikëqyrjet e organeve hetuese, gjurmët e gjetura, gjetjet e autopsisë, si dhe raporte nga ekspertizat psikiatrike.

Siç bëri të ditur prokurorja, viktimat ishin vrarë me plumb në kokë nga afërsia, me kalibër të njëjtë të plumbit prej 9 milimetra, duke theksuar se autopsia ka treguar se Vanja nuk ishte mbytur, gjegjësisht që ty dy viktimat ishin gjallë në momentin e ekzekutimit. Sipas analizës ADN nga ngjitësja e cila ishte në gojën e Vanjës, janë gjetur gjurmë të përziera nga vajza, si dhe, sipas gjitha gjasave gjurmë të të akuzuarit Velibor Manev.

Në gjykim ishte prezantuar edhe ekspertiza psikiatrike e të akuzuarve e cila ka treguar se të gjithë e dinin çka bënin në momentin e kryerjes së veprës. Për viktimat e tyre, duke iu referuar gjetjeve psikiatrike, prokurorja Trajkovska, tha se kishin pësuar vuajte të vështirë psikike me intensitet të fuqishëm.

Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Milloshoski: Në këtë botë dinamike që po ndryshon shumë shpejt, përmes kryeministrit, Maqedonia është e pranishme në Uashington dhe forcon partneritetin dhe besimin me SHBA
Next Article Ruben Amorim e zbulon saktësisht arsyen pse Rashford nuk po luan për Man Unitedin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?