By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në tetë vende është ndaluar përdorimi i dronëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në tetë vende është ndaluar përdorimi i dronëve
Maqedoni

Në tetë vende është ndaluar përdorimi i dronëve

admin
Last updated: 19/03/2025 19:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Koçan, 19 mars – Agjencia për aviacion civil ka publikuar nëntë pikat e Maqedonisë së Veriut ku është ndaluar përdorimi i dronëve.

Vendet ku është ndaluar përdorimi i dronëve: Koçani, Shtipi me rrethinë, Çeshinovao – Obleshevo, Strumica me rrethinë, Probishtipi me rrethinë, Makedonska Kamenica me rrethinë, Vinica dhe Shkupi (varrezat në Bute, Gjorçe Petrov, Lisiçja e Epërm dhe Nezeri i Epërm.

“Njoftojmë gjithë shfrytëzueit e droneve se është vendosur ndalesë për kryerjen e çfarëdo operacioni me dronët në këta vendbanime”, njoftoi Agjencia.

Ata paralajmërojnë edhe sanksione në bazë të Ligjit për aviacion.

Ndryshe, dy gazetarë të Televizionit TV21 dhe një gazetar i Agjencisë “Reuters”, shtetas të Republikës së Serbisë, më 19 mars janë mbajtur në stacionin policor “Qendër”, pasi e kanë incizuar me dron protestën e mbajtur në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Agjencia e Aviacionit Civil dje (18 mars) ka njoftuar se ka ndaluar përdorimin e dronëve në hapësirën e Koçanit dhe Shtipit në këtë periudhë. “Mbi e qytetit të Koçanit dhe Shtipit është vendosur ndalesë për kryerjen e çfarëdo operacioni me dron”, njoftoi Agjencia e Aviacionit Civil.

Mijëra protestues u mblodhën më 18 mars në sheshin e qytetit të Shkupit për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me tragjedinë që kanë ndodhur në Koçan. Protesta ishte e qetë dhe filloi me një heshtje të trishtë 16 minutëshe. Qytetarët paralajmëruan se do të ketë sërish tubime të tilla.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rezultatet pritet të certifikohen javën e ardhshme, nëse Supremja s’ndryshon vendimin
Next Article Figuronte i zhdukur nga lufta e Kosovës! Pas 26 vitesh identifikohen mbetjet mortore të Elhami Tahiragës nga Rahoveci

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?