By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga ndenja e triumfit te gjesti i dhënies të trofeut për bashkëlojtarët – Berat Gjimshiti tregon të gjitha
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Nga ndenja e triumfit te gjesti i dhënies të trofeut për bashkëlojtarët – Berat Gjimshiti tregon të gjitha
Sport

Nga ndenja e triumfit te gjesti i dhënies të trofeut për bashkëlojtarët – Berat Gjimshiti tregon të gjitha

admin
Last updated: 23/05/2024 08:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Berat Gjimshiti ka folur për triumfin e Atalantës në Ligën e Evropës, ndjenjën e fituesit, gjestin e dorëzimit të trofeut te bashkëlojtarët dhe gjithçka tjetër.

Atalanta arriti të thyej Bayer Leverkusenin pas 51 ndeshjesh pa humbje, duke mposhtur me rezultat të pastër 3-0 në finalen e Ligës së Evropës.

Trofeu i dytë në histori për Atalantën pas Kupës së Italisë më 1963 erdhi pas një paraqitje mbresëlënëse nga të gjithë lojtarët, por në veçanti Ademola Lookman, i cili shënoi het-trik.

“Është e vështirë të gjesh fjalët në këtë moment, vështirë se mund ta kuptoj se çfarë bëmë”, ka thënë fillimisht Gjimshiti për Sky Sport Italia.

“Ky është një sukses shumë i madh, veçanërisht pasi humbëm finalen e Kupës së Italisë një javë më parë dhe disponimi ynë nuk ishte i mirë, pasi nuk luajtëm mirë. Megjithatë, për momentin nuk më intereson që i humbëm ato tre finalet e tjera, sepse fituam këtë!”.

 

Edhe pse ai ishte kapiten në mbrëmjen e së mërkurës, Gjimshiti ia dorëzoi trofeun për ta ngritur dy bashkëlojtarëve të tij, Marten de Roon dhe Rafael Toloi.

“Kam qenë këtu për tetë vjet dhe kam qenë kapiten sonte, por Toloi dhe De Roon janë përpara meje. Isha krenar të dija se do të mbaja shiritin sot, por të gjithë japin gjithçka”.

“Ne luajtëm shumë mirë sonte dhe e merituam plotësisht, nuk kishte asnjë dyshim këtë mbrëmje. Ndoshta motoja e tifozëve ‘përtej rezultatit’ ishte sepse nuk fituam kurrë! Por, ata na mbështetën vazhdimisht, edhe në finalet e humbura, dhe të gjithë e meritojnë këtë sukses”.

Ka qenë një proces i jashtëzakonshëm për Atalantën, e cila është transformuar totalisht nga trajneri Gian Piero Gasperini që nga ardhja e tij në 2016.

“Kur erdha për herë të parë, Atalanta po luante për të shmangur rënien. Duke sjellë Gasperinin dhe këtë filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe të marrë më të mirën nga të gjithë, me kalimin e viteve fillova të imagjinoja se mund të fitonim një trofe. Ndoshta jo Ligën e Evropës, kisha shpresuar për Kupën e Italisë, pasi u afruam tre herë”, përfundoi mbrojtësi shqiptar.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A është kjo puna e duhur për ty?
Next Article Vincent Cassel dhe e dashura e tij 29 vite më e re, duken elegantë ndërsa shpërfaqin dashurinë në Festivalin e Filmit në Kanë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?