By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur
Maqedoni

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

admin
Last updated: 03/03/2025 11:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se tashmë kur numërimi i votave nga diaspora po i afrohet fundit, është e qartë fotografia e zgjedhjeve që u mbajtën më 9 shkurt.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetje dhe ka reflektuar mbi rezultatet e zgjedhjeve, duke theksuar rritjen e madhe që ka pasur partia e tij dhe duke pranuar përgjegjësinë për rezultatet që nuk ishin sipas pritshmërive.

“Tani që numërimi i votave nga mërgata po i afrohet fundit, e kemi të qartë dhe fotografinë finale të zgjedhjeve tona. Jo, nuk arritëm rezultatin e menduar. Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë! Por, po, jemi rritur”, shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.

Ai theksoi se përkundër faktit që nuk arritën t’i arrinin objektivat fillestare, LDK ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të numrit të votave dhe të deputetëve.

“Për plot 70 mijë vota! Si kurrë më parë! Për plot 7 deputetë më shumë! Prandaj kokën lartë”, shtoi ai.

Abdixhiku ka folur edhe për procesin e ringritjes, duke e  krahasuar atë me rënien, të cilën e cilësoi si të shpejtë dhe fatale, ndërsa tha se ringritja është e ngadaltë dhe kërkon shumë punë dhe angazhim.

“Rënia, ajo katastrofalja, është e shpejtë! Shpeshherë dhe fatale. Ringritja, ajo e vështira, është e ngadaltë. Kërkon punë dhe punë shumë!” theksoi Abdixhiku.

Lideri i LDK-së gjithashtu theksoi se janë tashmë një adresë e rëndësishme për 180 mijë qytetarë dhe se, përkundër vështirësive, do të vazhdojnë të ecin përpara.

“Punë e shpresë dhamë. Po bëhemi, sërish, adresë e 180 mijë qytetarëve tanë. Ecëm drejtë, ecëm mbarë. Mangu asgjë. Do të sillemi me plot dinjitet në gjithë rrugëtimin tonë përpara. LDK, si partia me rritjen më të madhe në këto zgjedhje, ka kthyer tashmë votuesin e vet. Koha të shkojmë përtej kësaj. Do të shkojmë!Dritë do të ketë!,” shkroi Abdixhiku.

Abdixhiku njoftoi se pas certifikimit të rezultateve, do të nisë një tur falënderimi në të gjithë Kosovën dhe mërgatën, për të takuar ata që e mbështetën dhe iu bashkuan thirrjes së tij për ndryshim.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe
Next Article “Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër” – plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?