By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe
Sport

Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

admin
Last updated: 03/03/2025 11:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mbrojtësi i Milanit, Matteo Gabbia, ka pranuar se situata është ‘qartësisht e keqe’ në dhomat e zhveshjes pas humbjes së tretë radhazi që i lë ata në pozitën e nëntë në Serie A.

‘Rossonerët’ tashmë ishin duke kaluar në vështirësi të madhe para duelit ndaj Lazios në ‘San Siro’, pasi së fundmi u eliminuan nga Feyenoordi në Ligën e Kampionëve. 

Ata gjithashtu pësuan dy disfata radhazi në kampionat ndaj Torinos dhe Bolognas. 

Mbrëmë (e diel) ata e pësuan sërish, kësaj radhe nga Lazio që triumfoi me rezultat 2-1 falë një penalltie të realizuar nga Pedro në minutën e 98-të. 

Gabbia foli para gazetarëve në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe u pyet se si është atmosfera brenda dhomës së zhveshjes. 

“Qartësisht e keqe. Është e vështirë të flasim për këtë, situata nuk është pozitive dhe është e vështirë të gjejmë një përgjigje”. 

“Ka hidhërim, por ne duhet të tentojmë ta shtypim butonin e pushimit. Mund të tingëllojë si klishe, por ne duhet të sigurohemi që sezoni të përfundojë në një notë tjetër”. 

“Rezultatet nuk po vijnë dhe ne duhet të tentojmë te mbetemi të bashkuar, t’i japim fund këtij sezoni me krenari”, ka thënë Gabbia. 

Kujtojmë se ultrasit e Milanit ‘Curva Sud’, organizuan një protestë dhe për këtë arsye stadiumi ishte i zbrazët për 15 minuta dhe pastaj filluan me ofendime ndaj pronarit Gerry Cardinale dhe lojtarëve gjatë pjesës së mbetur të ndeshjes.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi “mjaftueshëm” SHBA-në, faktet flasin ndryshe
Next Article Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?