By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Oda e Zejtarëve: Të luftohet ekonomia e zezë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Oda e Zejtarëve: Të luftohet ekonomia e zezë
MaqedoniTOP LAJM

Oda e Zejtarëve: Të luftohet ekonomia e zezë

admin
Last updated: 12/01/2025 22:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 12 janar – Oda e Zejtarëve të RMV, përmes kryetarit të saj, Agron Fazliji, ankohet se Zejtarët dhe Zejet formalë të vendit kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me ekzistencën e ekonomisë gri apo asaj jo formale. Të njëjtit kërkojnë nga institucionet e shtetit që ekonomia gri të luftohet, pasiqë po vërehet rënie e konsiderueshme e të ardhurave të tyre. Fazliji thotë se ne si Odë edhe përkundër tentimeve për të mbrojtur Zejet dhe Zejtarët formal, institucionet e shtetit janë ata që më së miri duhet ta kryejnë këtë detyrë.

“Bizneset e sidomos Zejtarët më së shumti ankohen për barrierat e larta fiskale si dhe sigurisht nga konkurrenca jo formale, me çka ne po bëjmë çmos me angazhimin tonë si Odë dhe me profesionistët tanë të punësuar në këtë lëmi bëjmë kërkesa të vazhdueshme deri tek ministritë përkatëse si dha deri tek qeveria që të munden zejtarët tanë t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre më të lire dhe të jenë më konkurrent në treg gjithashtu edhe konkurrenca jo formale dhe ekonomia gri po na shkakton shumë vështirësi tek Zejtarët ku edhe e kemi potencuar për të disatën herë se kancer i çdo ekonomie është ekonomia gri. Ne në të ardhmen me institucionet pëkatëse do të vazhdojmë të ndihmojmë Zejtarët.”, tha mes tjerash, Agron Fazliji, kryetar i OZ të RMV.

Sa i përket ndihmës apo subvencionimit të Zejeve dhe Zejtarëve nga ana e Qeverisë, Fazliji thotë se po vërehet dëshirë dhe vullnet nga ana e tyre për të përkrahur zejtarët e vendit përmes formave e projekteve të ndryshme.

“Së fundmi kemi nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë për disa projekte në nivel nacional dhe lokal, sigurisht se nga muaji Janar do të fillojmë me implementimin e këtyre projekteve që janë me theks të veçantë trajnimin dhe përkushtimin ndaj Zejeve me qëllim të jenë të barabarta në tregun tone si në aspektin profesional por edhe zhvillimit të tyre fiskal e ekonomik.”, shtoi mes tjerash, Agron Fazliji, kryetar i OZ të RMV.

Ndryshe në vendin tonë, Zejtarë të regjistruar në Odën e Zejtarëve të RMV, janë rreth 20 mijë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Millanoviq rizgjidhet president i Kroacisë
Next Article Netanyahu dhe Biden folën me telefon për “progresin” në bisedimet e armëpushimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?