By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Millanoviq rizgjidhet president i Kroacisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Millanoviq rizgjidhet president i Kroacisë
Bota

Millanoviq rizgjidhet president i Kroacisë

admin
Last updated: 12/01/2025 22:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Zoran Millanoviq e ka fituar mandatin e dytë si president i Kroacisë të dielën, sipas rezultateve të para pas numërimit të 98.65 për qind të votave.

Millanoviq, nga partia opozitare Partia Social-Demokrate (SDP) – është në rrugën e duhur për t’i fituar 74.58 për qind të votave, sipas numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kroacisë.

Kundërshtari i tij në balotazhin e së dielës, Dragan Primorac, nga partia në pushtet Unioni Demokratik i Kroacisë (HDZ) – i ka fituar 25.42 për qind të votave.

Dalja në zgjedhjet presidenciale në Kroaci – vendin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian – ishte 44.15 për qind, sipas të dhënave fillestare.

“Kroaci, faleminderit”, tha Millanoviq para gazetarëve.

“Kjo është një ditë e madhe për mua personalisht. Këtë fitore e shoh si njohje për punën time, një lloj besimi i popullit në mua”, tha ai.

Roli i presidentit në Kroaci është kryesisht ceremonial.

Kreu i shtetit nuk mund të vërë veto ndaj ligjeve, megjithëse ka fjalën e tij në politikat e jashtme dhe në cështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjatë mandatit të tij, Millanoviq – një ish-kryeministër populist – e ka kundërshtuar kryeministrin Andrej Plenkoviq në lidhje me politikat e jashtme dhe publike.

Kush është Zoran Millanoviq?

I parë shpesh si gjaknxehtë dhe arrogant, Zoran Millanoviq viteve të fundit e ka përdorur gjithnjë e më shumë retorikë populiste dhe shpesh fyese për të kritikuar Bashkimin Evropian dhe zyrtarët lokalë.

I diplomuar në Drejtësi, ai ka qenë një nga figurat më dominuese në politikën e Kroacisë për gati dy dekada.

Një person kalon me biçikletë pranë bilbordeve të kandidatëve për president në Kroaci. Zagreb, 26 dhjetor 2024.

Si diplomat karriere në Ministrinë e Jashtme gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi në vitet 1990, ai më vonë ka shërbyer edhe në misionin e Zagrebit në BE dhe në NATO, në Bruksel.

Ai ka hyrë në politikë në vitin 1999, duke iu bashkuar Partisë Social-Demokrate (SDP) – dikur parti komuniste – dhe është bërë lider në vitin 2007.

Millanoviq ka shërbyer si kryeministër nga viti 2011 deri më 2016.

Por qeveria e tij, e cila ka mbikëqyrur anëtarësimin e Kroacisë në BE në vitin 2013, ka dështuar t’i zbatojë reformat shumë të nevojshme, duke shkaktuar ngecje ekonomike.

Pas humbjes së SDP-së në zgjedhje, Millanoviq është larguar nga udhëheqja e saj në vitin 2016 dhe është tërhequr nga politika për të punuar si konsulent.

Tre vjet më vonë, ai është rikthyer si kandidat i kësaj partie për president.

Gjatë fushatës presidenciale, Millanoviq, 58 vjeç, i cili është marrë me boks në të 20-at e tij, ka arritur ta mbajë kryesisht nën kontroll temperamentin e tij shpërthyes.

Ai është zotuar se do të jetë një mburojë kundër dominimit të plotë të partisë konservatore, HDZ, e cila udhëhiqet nga rivali i tij prej kohësh, kryeministri Andrej Pllenkoviq.

Kjo parti ka qenë në pushtet që nga viti 2016.

“Kroacia nuk do të jetë një vend, në të cilin një njeri vendos për gjithçka”, ka shkruar ai në Facebook, duke iu referuar Pllenkoviqit.

Millanoviq është i martuar dhe ka dy djem.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Probleme në qarkullim edhe në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, mjetet duhet të lëvizin me zinxhirë ose goma dimërore
Next Article Oda e Zejtarëve: Të luftohet ekonomia e zezë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?