By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PE miraton zgjatjen e monitorimit të bisedave private për mbrojtjen e fëmijëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > PE miraton zgjatjen e monitorimit të bisedave private për mbrojtjen e fëmijëve
Bota

PE miraton zgjatjen e monitorimit të bisedave private për mbrojtjen e fëmijëve

admin
Last updated: 09/07/2026 15:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strasburg, 9 korrik Zhurnal.mk –  Parlamenti Evropian votoi sot në favor të zgjatjes së përkohshme të rregullave që u lejojnë kompanive si WhatsApp, Microsoft dhe Google të vazhdojnë kontrollin e bisedave private për të identifikuar materiale që lidhen me abuzimin seksual ndaj fëmijëve.

Marrëveshja e mëparshme, e cila u jepte platformave të komunikimit një përjashtim nga rregullat e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale, skadoi në muajin prill.

Ajo nuk u zgjat menjëherë pasi Parlamenti Evropian refuzoi ta miratonte pa ndryshime.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e riktheu çështjen në rendin e ditës për të miratuar një zgjidhje të përkohshme, ndërsa vijojnë negociatat për një kuadër ligjor afatgjatë.

Sipas propozimit të miratuar, rregullat kalimtare do të jenë në fuqi deri në prill të vitit 2028.

Përpara hyrjes në fuqi, Komisioni Evropian duhet të përgjigjet ndaj propozimeve të Parlamentit dhe shtetet anëtare duhet të japin miratimin përfundimtar.

Rregullorja nuk synon të lejojë thyerjen e kriptimit “end-to-end”, që përdoret gjerësisht nga aplikacione si WhatsApp dhe Signal.

Megjithatë, propozimi i shteteve anëtare parashikon mundësinë e kryerjes së kontrolleve automatike në vetë pajisjet e përdoruesve.

Ky mekanizëm, i njohur nga ekspertët si “client-side scanning”, nënkupton që një program në telefon ose kompjuter analizon mesazhet, fotografitë dhe videot përpara se ato të kriptohen dhe të dërgohen.

Parlamenti Evropian ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kësaj metode, duke insistuar se edhe përmbajtja që ende nuk është kriptuar duhet të mbetet e paprekur.

Deputetët kërkojnë gjithashtu që materialet që nuk janë identifikuar më parë si përmbajtje të abuzimit seksual ndaj fëmijëve të mos raportohen tek autoritetet pa u verifikuar më parë nga një person.

You Might Also Like

Franca vendos 9 departamente në alarm të kuq, zjarret vazhdojnë

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

Arkivolet me mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u përcollën nga Visoko

Volkswagen mbyll katër fabrika në Gjermani

Tajvani në gatishmëri, tajfuni më i fuqishëm që prej 30 vitesh drejt ishullit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Klekovski: Ilaçi “Foster” nga 1 gushti i disponueshëm pa pagesë shtesë, me participim 280 denarë, “Xarelto” nga 1 janari për 160 denarë
Next Article Edhe Justin Bieber i bashkohet spektaklit të finales
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Franca vendos 9 departamente në alarm të kuq, zjarret vazhdojnë
Bota
Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë
Shqipëri
VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake
Maqedoni
Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?