By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pendarovski priti një delegacion nga Këshilli i Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pendarovski priti një delegacion nga Këshilli i Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare
Maqedoni

Pendarovski priti një delegacion nga Këshilli i Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

admin
Last updated: 27/03/2024 12:08
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot e priti delegacionin e Komisionit ad-hok të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët qëndrojnë në një mision parazgjedhor në vend.

Siç njoftuan nga kabineti i Pendarovskit, në takim është diskutuar për rrjedhën e përgatitjeve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Delegacioni i komisioni ad-hok i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës informoi për objektivat e misionit të tyre parazgjedhor, si dhe për aktivitetet, pritshmëritë dhe rolin e tyre në procesin zgjedhor. Në takim u shpreh pritshmëria që zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të jenë të drejta, demokratike dhe në atmosferë paqësore, në përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar dhe detyrimet dhe standardet ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.

Presidenti Pendarovski theksoi se si vend anëtar i NATO-s dhe shtet që pretendon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, është e nevojshme që në zgjedhjet e ardhshme të tregohet profesionalizëm maksimal nga institucionet shtetërore dhe korrektësi dhe pjekuri politike nga të gjitha subjektet politike të përfshira në procesin zgjedhor. 

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-myftiu i Strugës i bashkohet ASH-së
Next Article Prokuroria e Kumanovës ngre hetime për nëntëmbëdhjetë vjeçarin për shitje të drogës dhe sulm ndaj nëpunësit policor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?