By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria e Kumanovës ngre hetime për nëntëmbëdhjetë vjeçarin për shitje të drogës dhe sulm ndaj nëpunësit policor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Prokuroria e Kumanovës ngre hetime për nëntëmbëdhjetë vjeçarin për shitje të drogës dhe sulm ndaj nëpunësit policor
KronikaMaqedoni

Prokuroria e Kumanovës ngre hetime për nëntëmbëdhjetë vjeçarin për shitje të drogës dhe sulm ndaj nëpunësit policor

admin
Last updated: 27/03/2024 12:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 27 mars – Një nëntëmbëdhjetë vjeçar nga Kumanova ka kërcënuar me thikë një nëpunës policor, ka goditur njërin nga policët derisa e kanë kontrolluar dhe i kanë gjetur marihuanë të cilën e kishte bërë gati për ta shitur. Prokuroria ka iniciuar sot hetime për dy veprat në fjalë.

“Më 25 mars, gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit para banesës ku banonte, policia ka gjetur rreth dhjetë gramë marihuanë të cilën e kishte blerë më parë nga një person i panjohur, e ka paketuar në shtatë pako më të vogla dhe e ka destinuar për shitje të mëtjeshme. Derisa është kryer kontroll ndaj tij, nga xhepi ka nxjerrë një thikë dhe ka kërcënuar nëpunësit policor, ndërsa me dorezën e thikës ka goditur njërin nga policët, duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka kumtuar Prokuroria.

Prokuroria themelore publike në Kumanovë ka nisur hetimet kundër tij dhe e akuzon të njëjtin për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave nartkotike dhe substancave psikotrope nga neni 215 paragrafi 1, por edhe për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë konform nenit 383 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal.

Prokurori publik deri te gjyqtarit i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, ndërsa Gjykata themelore Kumanovë ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Para kësaj, SPB Kumanovë informoi se nëpunës policor nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria N.P.(19) pasi te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

“Gjithashtu gjatë arrestimit, ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor dhe më pas ka dëmtuar një pjesë të inventarit në hapësirat e SPB Kumanovë”, kanë thënë nga policia.

You Might Also Like

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit

Kryetari i Shqipërisë thërret për respektimin e shqipes në Maqedoni të Veriut dhe përfaqësim adekuat të shqiptarëve në sektorin publik

Delovska: Refuzova të punoja një rast ku një person për borxh prej 200 denarësh duhej të paguante rreth 30,000 denarë

Besim Hoda paralajmëron parti te re politike

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pendarovski priti një delegacion nga Këshilli i Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare
Next Article Juventus mendon për post-Allegrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?