By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Po hetohen shkaqet e zjarrit në Vizbeg, kërkohet paraburgim për dy persona që sulmuan ekipin e gazetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Po hetohen shkaqet e zjarrit në Vizbeg, kërkohet paraburgim për dy persona që sulmuan ekipin e gazetarëve
Maqedoni

Po hetohen shkaqet e zjarrit në Vizbeg, kërkohet paraburgim për dy persona që sulmuan ekipin e gazetarëve

admin
Last updated: 10/07/2025 13:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik – Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar në lidhje me zjarrin e djeshëm në Vizbeg, ka ngritur procedurë urgjente kundër dy personave – një mashkull dhe një femër, për veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare sipas nenit 382, paragrafi 3 lidhur me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal.

Procedura është hapur pasi të dy personat sulmuan fizikisht një ekip – gazetar dhe kameraman të TV ALSAT M dhe i kanë penguar të kryejnë detyrën e tyre zyrtare, gjegjësisht, raportimin për ngjarjen e zjarrit në afërsi të mbeturinave për hekur të vjetër, njoftoi PTHP Shkup.

Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale Shkup ka dërguar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, ndërsa për të dyshuarën është propozuar masë e arrestit shtëpiak, pasi ajo kujdeset për dy fëmijë të mitur të moshës 9 muajsh dhe 3 vjeç.

Masat janë propozuar me qëllim sigurimin e tyre, duke marrë parasyshë se përveç veprës penale të përmendur, prokuroria vazhdon hetimet për shkaqet e zjarrit në grumbullimin e mbeturinave në lidhje me të dyshuarit dhe rreziqet eventuale për jetën dhe trupin e njerëzve, pronën dhe mjedisin. Në këtë drejtim, gjatë ditës së djeshme edhe sot janë lëshuar më shumë urdhëra dhe udhëzime për sigurinë e provave, njoftuan nga PTHP Shkup.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtyhet vendosja e rajonit të Ohrit në Listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik të UNESKO-s
Next Article Bitcoin arrin një rekord të ri historik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?