By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtyhet vendosja e rajonit të Ohrit në Listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik të UNESKO-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shtyhet vendosja e rajonit të Ohrit në Listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik të UNESKO-s
MaqedoniTOP LAJM

Shtyhet vendosja e rajonit të Ohrit në Listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik të UNESKO-s

admin
Last updated: 10/07/2025 13:34
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 10 korrik – Komiteti për trashëgimi botërore të UNESKO-s në Paris në debatin e sotëm vendosi të shtyjë përfshirjen e rajonit të Ohrit në Listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik.

Ohrit dhe shtetit iu dha një vit tjetër për të përmbushur një sërë detyrimesh dhe për të vepruar sipas rekomandimeve të vërejtura në raportet e mëparshme të Misionit reaktiv monitorues, për të cilat ata do të duhet të paraqesin  raport në UNESKO deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm.

Më parë, Qeveria i angazhoi të gjithë anëtarët e delegacionit të Maqedonisë në Paris që së bashku të paraqesin një amendament për tërheqjen e draft-vendimit të Komitetit, me të cilin propozohej që rajoni të vendoset në listën e thesareve të rrezikuara.

Përndryshe, në draft-vendimin për statusin e rajonit të Ohrit u theksuan vërejtjet e bëra në misionin reaktiv monitorues të vitit të kaluar, në të cilin janë konfirmuar gjetjet e misioneve të mëparshme, duke arritur në përfundimin se ndikimet kumulative dhe të vazhdueshme – përfshirë zhvillimin urban, mangësitë në planifikimin hapësinor, ndërhyrjet e papërshtatshme, eutrofikimin e liqenit, projektet e mëdha infrastruktutore dhe të tjera – kanë shkaktuar çrregullime serioze të atributeve kryesore të zonës së mbrojtur, duke çuar në degradim të pakthyeshëm.

Disa ekspertë e mbështetën hapur vendosjen e rajonit në Listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik duke besuar se ishte mënyra e duhur për të detyruar shtetin, institucionet dhe komunat të angazhoheshin më intensivisht në përmbushjen e rekomandimeve për të kapërcyer problemet që çuan në situatën aktuale.

Во координација со Локалната самоуправа екипи на ЈП „Охридски Комуналец“ се спроведе акција за чистење на плажите на потегот меѓу автокампот „Љубаништа“ и реката Черава.

Tridhjetë e nëntë organizata dhe një rrjet evropian me 15 organizata anëtare, kanë dorëzuar më parë një letër në Komitetin për trashëgimi botërore të UNESKO-s, duke kërkuar miratimin e draft-vendimit për vendosjen e Rajonit të Ohrit në Listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik.

Dragana Vellkovska nga Nisma qytetare “Ohër SOS” duke komentuar vendimin e sotëm të Komitetit për trashëgimi botërore të UNESKO-s për MIA-n theksoi se bëhet fjalë për një tjetër vendim thjesht politik.

“Komiteti ka vendosur edhe një herë të injorojë ekspertët dhe të shpërblejë mungesën e respektit për Konventën me një shans tjetër. Duke vepruar kështu, ka tradhtuar parimet e tij themelore dhe ka minuar në mënyrë aktive vetë thelbin e Konventës për trashëgimi botërore, të cilën është i detyruar ta zbatojë”, tha ajo.

“Sipas saj, marrja e një vendimi politik për herë të tretë radhazi është një precedent për Rajonin e Ohrit të UNESKO-s. Që kur Rajoni u shpall vend i trashëgimisë botërore të UNESKO-s, kurrë në më shumë se 40 vjet histori nuk ka ndodhur që tre misione ekspertësh radhazi të kenë ngritur alarmin se Rajoni i Ohrit është de fakto një vend i trashëgimisë botërore në rrezik dhe se shkatërrimi vetëm sa po intensifikohet, ndërsa Komiteti të injorojë këtë.

“Dëgjimi i lobistëve në vend të ekspertëve vetëm sa inkurajon aktivitete të reja shkatërruese, siç konfirmoi edhe Misioni i vitit 2024. Duke marrë vendime politike dhe jo nga eksperte, qeverive u dërgohet një mesazh se ato nuk kanë përgjegjësinë për të ndaluar, anuluar dhe tërhequr menjëherë të gjitha projektet shkatërruese në vazhdim dhe të planifikuara, dhe për të treguar angazhim të vërtetë për rinovimin e Vlerës jashtëzakonisht universale të rajonit të Ohrit. Dhe kjo është një disfatë e rëndë, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për botën, theksoi ajo.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit
Next Article Po hetohen shkaqet e zjarrit në Vizbeg, kërkohet paraburgim për dy persona që sulmuan ekipin e gazetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?