By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Policia zbardh pesë vjedhje në Vlorë, publikon pamjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Policia zbardh pesë vjedhje në Vlorë, publikon pamjet
Kronika

Policia zbardh pesë vjedhje në Vlorë, publikon pamjet

admin
Last updated: 23/01/2025 12:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia ka arrestuar tre persona në Vlorë, të cilët akuzohen si autorë të 5 vjedhjeve në këtë qytet.

Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit K. D., 30 vjeç, G. Ç., 28 vjeç dhe F. P., 30 vjeç, të tre banues në Vlorë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe bazuar në inteligjencën informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Target 6,” si rezultat i të cilit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, u ndaluan shtetasit:

K. D., 30 vjeç, G. Ç., 28 vjeç dhe F. P., 30 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të maskuar me kapuçë dhe shalle, duke përdorur dorashka dhe sende të forta, kanë kryer vjedhje në qytetin e Vlorës, konkretisht:

-Më 10.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë thyer xhamin e një automjeti tip “Mercedes Benz” ku kanë vjedhur një palë syze me vlerë 400 euro dhe një parfum me vlerë 50 euro;

-Më 13.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë vjedhur disa steka me cigare në një dyqan;

-Më 18.01.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë vjedhur 20 000 lekë dhe steka me paketa me cigare me vlerë 80 000 lekë në një dyqan;

-Më 19.01.2025, në lagjen “15 Tetori”, kanë vjedhur 16 000 lekë në një market;

-Më 21.01.2025, në lagjen “24 Maji”, kanë vjedhur 30 000 lekë dhe paketa me cigare në një dyqan;

-Më 21.01.2025, në lagjen “Lef Sallata”, kanë tentuar të vjedhin në një subjekt financiar jobankar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende të vjedhura, mjetet dhe veshjet e përdorura nga autorët, për kryerjen e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

You Might Also Like

Burri e kishte mbyllur dhe dhunuar fizikisht, policia e arrestoi

3 të mitur sulmohen fizikisht nga bashkëmoshatarët në Novo Sellë të Kumanovës

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Gjilanit dhe rajonet e tjera

Bastisje në rrethinë të Strumicës, gjendet drogë – ndalohen dy persona

Vrasje e rëndë në Prizren: Vdes 80-vjeçarja, në mbajtje dërgohet burri i saj 81-vjeçar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia jep detaje të reja për aksidenti afër Smillkovcës, janë lënduar tre persona
Next Article Shteti i njohur evropian afër heqjes së VAR-it nga ligat vendase pas votimit të klubeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?