By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve
Sport

Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve

admin
Last updated: 19/11/2024 11:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Golin e vetëm e shënoi Muharrem Jashari që në fillimin e ndeshjes, ndërsa i njëjti doli me karton të kuq në minutën e 45-të.

Kosova ka marr 12 pikë deri më tani, duke marr katër fitore, ndërsa ka një ndeshje për tu vendosur nga komisionet e UEFA-s

Telegrafi ua sjell disa prapaskena nga fitorja e sotme e Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Urime ditëlindja Domantas Antanavicius

Sot para ndeshjes, në stadiumin “Fadil Vokrri”, para se të fillonte ndeshje, u pa një foto në semaforin e stadiumit e lojtarit Domantas Antanavicius.

“Urime ditëlindja Domantas Antanavicius”, shkruante në foto.

Koreografitë e Dardanëve

Koreografia e Dardanëve në fillim të ndeshjes ndaj Lituanisë ishte një mesazh pas ngjarjeve të fundit në Rumani, por edhe dashurinë e tyre për Kosovën.

E para ishte: “Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”.

Mdërsa në të dytën të shkruar në anglisht shkruante: “Çfarë mbetet kur humbet nderi? Së bashku kundër racizmit. Kosova qëndron: Krenare, e pathyer, anti-raciste”.

“Kush nuk kërcën nuk është shqiptarë”

Ishte një moment në stadium kur të gjithë u ngritën në këmbë dhe filluar brohoritjet: “Kush nuk kërcën nuk është shqiptarë”.

Përkrahje për Muharem Jasharin e larguar nga loja

Në minutën e 45-të, Kosova mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, kur Muharem Jashari pas rishikimit të VAR u largua me kartonë të kuq.

Por i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe duartrokiti mesfushorin.

Dy shtylla të goditura brenda një minute

Lituania e kishte në kontroll lojën në pjesën e dytë, ndërsa brenda një minute ia goditi dy herë shtyllën Aro Muricit.

Një gjë që nuk ishte parë tash e një kohë në stadium tonë.

Zhegrova i jep fanellën një djaloshi

Edon Zhegrova mori shumë duarteokitje kur u largua nga loja, ndërsa duke shkuar në bankën rezervë, ai ia dha fanellën një fëmije që ishte në shkallët e stadiumit.

Publiku në “Fadil Vokrri” duartroket Lituaninë

Pas ndeshjes, lojtarët e Lituanisë u ndalën para një grupi të vogël tifozëve të këtij vendi që ishte në stadium.

Por ata fituan edhe duartrokitjet e të gjithë stadiumit për lojën që bën në humbjen e tyre prej 1-0.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Muzeu i Floridës thyen rekordin botëror për lëshimin e “raketave prej letre”
Next Article Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?