By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur
Maqedoni

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

admin
Last updated: 23/06/2025 19:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor – Pavarësisht mosmarrjes së përgjegjësisë për manipulimin e Balancuesit, BDI-ja pati premtuar para opinionit në programin zgjedhor “Koha për kryeministrin e parë shqiptar” për mandatin 2020-2024, se përfundimisht do t’i gjente zgjidhje ligjore punësimit adekuat etnik. Madje, pika e tillë ishte vendosur ndër 5 projektet kryesore, nëse Naser Ziberi do të bëhej kryeministri i parë shqiptar. Në program, në faqen 65 të tij, theksohet qartë se me këtë do t’i jepej fund keqpërdorimit të përkatësisë etnike gjatë aplikimit ne konkurse dhe për vende pune. Një gjë të tillë, BDI-ja synonte ta bënte përmes zbatimit të grafës etnike gjatë marrjes së vërtetimeve për nënshtetësi, si dhe ndryshimit të tri ligjeve, si më poshtë, shkruan Alsat.

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në administratë dhe struktura udhëheqëse.
Ndryshimi i Ligjit për nëpunës administrativ si dhe ndryshimi i Ligjit për të punësuarit në sektorin publik;

Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për evidentim amë:
– Me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidentim amë do të mundësohet saktësimi i përkatësisë etnike, duke e shtuar kolonën e përkatësisë etnike gjatë marrjes së vërtetimit për nënshtetësi. Me këtë ndryshim do të parandalohet keqpërdorimi i përkatësisë etnike gjatë procesit të aplikimit në konkurse dhe vende pune të cilat janë të parapara për etnitete të ndryshme (maqedonas, shqiptar, turq, romë, etj.)

Megjithatë, nga 2020, pavarësisht se nuk u bë me kryeministrin e saj, BDI-ja gjithsesi qëndroi në pushtet deri në vitin 2024 dhe nuk realizoi asnjë germë nga këto premtime. Madje, nën frymën e idesë për grafë etnike, ministri i Drejtësisë Lloga në koalicion nënshkroi një udhëzim për përcaktimin e etnisë dokumentet e gjendjes civile, i cili në shkurt të 2024, kohë kur BDI ishte ende në pushtet, u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese me arsyetimin se deklarimi për përkatësi nacionale nuk është i detyrueshëm, por mundësi me të cilën qytetarët privohen nga e drejta e mosdeklarimit, gjegjësisht, prerogativ i lirisë së shprehjes.

Heqjen e Balancuesit dhe avancimin e tij BDI-ja e kishte pranuar edhe në programin e Frontit Evropian “Evropa 2030”, në faqen 27 të tij.

… do të vazhdojë dhe avancohet praktika e punësimit duke përdorur mekanizmin ligjor të balancuesit. Ky hap synon të inkurajojë diversitetin dhe të sigurojë përfaqësim më të drejtë dhe adekuat të të gjitha komuniteteve në administratë.

Këto fakte tregojnë se Balancuesi ishte pranuar prej kohësh si i vdekur, por në vend të një ligji të ri, BDI-ja synonte sërish mbajtjen e tij gjallë, me paterica./Alsat.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pse janë zemëruar mbështetësit e Berishës dhe Kurtit me qëndrimet e tyre të drejta pro SHBA
Next Article Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?