By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pse janë zemëruar mbështetësit e Berishës dhe Kurtit me qëndrimet e tyre të drejta pro SHBA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > Pse janë zemëruar mbështetësit e Berishës dhe Kurtit me qëndrimet e tyre të drejta pro SHBA
Opinione

Pse janë zemëruar mbështetësit e Berishës dhe Kurtit me qëndrimet e tyre të drejta pro SHBA

admin
Last updated: 23/06/2025 19:12
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Nga Mero Baze

Ka një shqetësim në rritje për agresivitetin me të cilin mijëra shqiptarë, sidomos nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, reagojnë ndaj udhëheqësve politikë që përshëndetën sulmet e SHBA ndaj Iranit. Në Kosovë një lumë komentesh vërshuan kundër Albin Kurtit, ndërsa pas deklaratës së Sali Berishës ka thuajse vetëm komente negative.

Arsyeja nuk është aq shumë shqetësimi i shqiptarëve për Iranin. Natyrisht, kur vjen puna tek Gaza, ka një pjesë të shoqërisë që është kundër asaj që po ndodh nga pikëpamja humanitare, por për potencialin bërthamor të Iranit, as që duhet të ketë diskutim.

Arsyeja pse reagojnë më ashpër ndaj Sali Berishës dhe Albin Kurtit ka një shpjegim politik.

Së pari duhet thënë se, si Albin Kurti, ashtu dhe Sali Berisha, i kanë të drejta qëndrimet për sulmet mbi Iranin. I kanë politikisht korrekte dhe në një vijë me politikën properëndimore në gjithë hapësirën shqiptare dhe atë perëndimore.

Problemi është se ata kanë vite të tëra që janë në një mbijetesë politike duke bërë betejë, herë të hapur e herë të ftohtë, me SHBA-në, dhe mbështetësit e tyre e kanë marrë seriozisht këtë betejë.

Në Kosovë, mbështetësit e Kurtit e shikojnë SHBA-në si një aleat që kërkon t’i rrëzojë nga pushteti, kurse mbështetësit e Berishës në Shqipëri kanë katër vjet që jetojnë nën peshën e shpalljes “non grata” dhe kërcënimit për “bar”, duke u ekspozuar publikisht dhe privatisht si urrejtës të SHBA-së që, sipas tyre, i ka bërë jetën të vështirë udhëheqësit të tyre.

Pra kemi të bëjmë me një elektorat që ka bërë një “gjimnastikë” disavjeçare kundër SHBA-së dhe është shumë i përgatitur për të reaguar ndaj çdo gjëje që lidhet me të.

Dhe nëse i heton profilet e komentuesve, janë të njëjtët me ata që sulmonin ambasadën e SHBA-së në Tiranë për qëndrimet ndaj Berishës, apo ata që mbrojnë Kurtin nga Grenelli apo zyrtarët amerikanë që kritikojnë politikat e tij.

Pra, në një farë mënyre, ata më shumë se sa pro-iranianë janë të zemëruar me idhujt e tyre politikë, që njëherë i fusin në luftë me SHBA-në e njëherë u dalin pro saj. Thjesht u duket sikur u ka shkuar dëm lufta disavjeçare kundër SHBA-së dhe tani janë kthyer befas në agjitatorë të Iranit kundër sulmeve të SHBA-së mbi të.
Është pak a shumë si ndjehet një enverist shqiptar, kur shikon që Agim Nesho, familja e të cilit ishte një nga familjet më të besuara të Enver Hoxhës,  është dhjathtist pro Trumpit dhe aleatë me Berishën.

Është kjo arsyeja që nuk duhen marrë seriozisht dhe as duhen llogaritur si një shumicë shqiptare kundër SHBA-së. Janë një pakicë e frustruar politike që nuk përbën shumicën e shoqërisë dhe as përfaqëson mendimin e saj.

Janë thjesht pasojë e politikave të udhëheqësve tanë që e kanë të pasinqertë qëndrimin ndaj SHBA-së dhe të paqëndrueshme politikën properëndimore, përveç rasteve kur e kanë në favor të tyre për pushtet.

Më shkurt, janë pasojë e talljes së tyre me mbështetësit e tyre, të cilët i trajtojnë si dele. Dhe tani, mos prisni ndonjë gjë të zgjuar prej tyre. Por as mos i llogarisni si pro-iranianë. Janë më shumë të zhgënjyer nga idhujt e tyre.

You Might Also Like

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

[Opinion]: Nëse humb Orbani, Gruevski mund të shfaqet në kufi

Dikur arrestime e presion nga BDI, sot protesta pa frikë dhe me përkrahje!

Mbështetje barazisë profesionale

Letër e hapur e Ali Ahmetit: Nuk ka të ardhme nëse preken vetë themelin e shtetit!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shasivari mbron Ligjin: Avancohet zbatimi i përfaqësimit
Next Article Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?